Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shqiptarët e Titos dhe Enverit…!

Prizren Post | 11:39 - 17.09.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Savash VELIU

Savash VELIU

…Për këtë 100 vjetor u përulem të gjithë atyre që flijuan dhe kontribuan sinqerisht për pavarësinë e Shqiptarisë!

Për resht 50 vite shqiptarët Ish Jugosllav të Titos mësoninë Historinë Shqiptare në gjuhën Shqipe nga Botimet e Beogradit të përshtatura nga Akademia e Shkencave Historike pran Univerzitetit të Prishtinës. Kurse sot, poashtu ja 25 vite dhe ata 25 të ardhshëm do të mësohet nga Librat e Tiranës Enveriste madje të influencuara nga lëvizje të dyshuara dhe destruktive kinse “Demokratike” përmes Institucioneve Shtetërore dhe ato OJQ-ve të ngjyruara me Fetarsi Politike, dhe kështu avazi i vjetër vazhdon por në frymën e risuar të saj!

Në përmbajtjet e teksteve të tilla “Armiku tregohet si mik kurse Miku si armik”!

“Në Shqipëri komunizmi nuk erdhi nga bota islamike por nga bota kristiano katolike dhe ortodokse, nga Franca, Italia, Serbia, Greqia, Rusia bolshevike. Idetë e literatura komuniste në Shqipëri nuk hynë nëpërmjet kontakteve me botën islame, nëpërmjet literaturës në arabisht, persisht, turqisht, por nëpërmjet literaturës në frengjisht, italisht, greqisht e më pas në rusisht.” [Abdi Baleta (Kush dhe çfarë fshihet pas trillimit “Komunizmi Islamik”, Logos-A, 2002)]

Historia nuk është përrallë sikur na shpjegohet neve në shkollat Laike Post-komuniste, sepse ajo bazohet në fakte dhe jo thashetheme e propaganda laike.

Cituar sipas Dr. Hakif Bajrami në fejton: “Pajtimin Tonë Kombëtar më 1941-1945 e prishën agjenturat jusgosllave”.

Dmth, Evropa pasi bëri Shqipërin shtet, ajo i sajoj edhe histori për t’i ndërruar identitetin fetar, dhe kështu tjetërsoj krejt kontributin e muslimanëve që përbënin mbi 80% të popullsisë, dhe krijuan mite e histori të rreme në favorin e shqiptarëve katolik që nuk ishin as qereku i popullsisë shqiptare.

Gjatë kohës së sundimit turk, Mirdita dhe krahina të tjera katolike dhe ortodokse, ishin me status të veçant autonomie religjioze, Katolikët shqiptarë kishin synime egoiste, të përkrahur edhe nga monsinjor Prengë Bibë Doda, më i shquari dhe njëkohësisht kryebajraktari i 12 bajraqeve katolike të Mirditës e më gjërë, ai nuk do të zgjedhë mjete për ta sendërtuar këtë ide, madje për këtë qëllim do të bashkëpunojë duke u bashkëngjitur edhe me Malin e Zi. Këtë ide e ndihmoi edhe Austro-Hungaria katolike, por edhe arbëreshët katolik. si politikisht ashtu edhe në armatimë duke iniciuar konfliktë vëllavrasëse midis shqiptarëve kristianë dhe muslimanë. Pas tij erdhi Mark Markagjoni cili pasoi rrugën e të parit si kryebajraktar i tradhtisë kombëtare.

Ne vitin 1912 mercenari Prek Cali sëbashku me kelmendasit e tij morrën pjesë në ofensivën serbo-malazeze kundër “turqve (muslimanë shqiptar)” në luftën e Deçanit dhe pushtimin e Shkodrës nga Malazezët. Në malin e Deçanit janë vrarë me dhjetra shqiptarë që mbronin Shkodrën nga ofensiva serbo-malazeze të ndihmuar nga mercenarët katolikë. Mbas pushtimit fashist të Shqipërisë, Prek Cali, kishte qenë edhe një sherbetor besnik i fashistëve italianë dhe një mik i ngushtë i grupeve çetnike serbe. Janë edhe shumë të tjerë si ata që qëllimisht u fshehën prej historisë së regjimeve të ndryshme të instaluara nga Fuqitë e Mëdha!

Armiqtë e popujve janë Fuqitë e Mëdha, të cilët organizojnë shtete kukulla të dirigjuar për konflikte mbi popujtë tjerë fqinje për t’i futur ato nën kontrolin politik të vet.

Nënshtrimi i një populli bëhet duke prekur atë në moral, pastaj të vazhdoj me përçarje fetare në fraksione mbi platforma politike, dhe së dyti duke i shenjtëruar mendimet e klerikëve të tyre të koruptuar.

Nuk kam asgje kundër bashkombasve shqiptar katolikë apo ortodoksë në fenë e tyre por vërejtja këtu qëndronë mbi indoktrinimin brenda grupeve të caktuara të tyre që pranuan të manipulohen e të mashtrohenë për interesa të dyshimta/vogla/ të ngjyruara me Fetarsi në dëm të vatanit duke përhapur vëllavrasjen në mes shqiptarëve nga e cila duhet nxjerr mësime të hidhura historike duke shpresuar që në mesin tonë mos përsëriten më kurrë, sepse gjithnjë humbës do të jemi na Shqiptarët!!!

Ja 135 vite (1878 nga Lidhja e Prizrenit) që kemi humbur luftën për pavarësinë tonë etnike duke na izoluar fanatizmi kristian brenda me gënjeshtra të skajshme dhe fyese. Përpiluesit të historisë (fituesit e luftës – anti islamistët), na futën në një huti që nuk kishte rrugëdalje për shqiptarët duke na i ndarë tokat tona etnike në favor të fqinjësisë kristiane sërbe, greke dhe malazeze. E bënin këtë kinse në këmbim të paqes, siç pretendojnë të bëjnë sot me demarkacionin e Kosovës!

Prandaj, shumë mjegulla duhet larguar, shumë mendime duhet ndryshuar që janë krijuar nën doktrinë “bardh e zi”, shumë vlerësime duhet saktësuar për të ndriçuar të vërtetën historike të shqiptarëve. Dhuna dhe terrori sllavo-grek e mbështetur nga (ar)miqët – Fuqitë e Mëdha ndaj shqiptarëve është ushtruar në mënyrë arbitrare, me shkelje më brutale të të drejtave individuale dhe kolektive, duke vra, burgosë, torturuar dhe suspenduar institucionet shoqërore, arsimore dhe kulturore shqiptare duke na futur nën kthetrat sllavo bolshevike dhe bashkë-mendimtarëve që kanë pasur mendjet e tyre.

Ata deshtën ti zhdukin vlerat civilizuese fetare dhe kombëtare të shqiptarëve muslimanë, të drejtat natyrore për të jetuar të lirë dhe të barabartë me popujt tjerë duke mos i vrarë ndërgjegja se pikërisht ata perëndimorët të “civilizuar” morrën vendim për heqjen e ekzistencës së shqiptarëve muslimanë në ballkan me tre Luftëra Ballkanike dhe Dy Luftëra Botërore. Kjo a nuk paraqet përpjekje për të zhdukur gjurmët e një ngjarje historike të shqiptarëve kudo që janë ata?

Disa Komunistë shqipfolës thonë se Luftuan kundër Perandorisë OSMANË, por edhe serbët luftuan kundër saj. Madje, ai Vëllazërim SERBO-SHQIPTAR KOMUNIST rezultoi në PUSHTIMIN E TROJEVE SHQIPE nga SERBIA !

“Fuqitë e Mëdha evropiane nuk u ngopën me copëtimin e trojeve shqiptare në Ballkan por ata në traktatin e Sevres (Francë) të vitit 1920 filluan edhe copëtimin e Turqisë së sotme duke i dhënë pjesë të majme Greqisë, Armenisë, Bullgarisë, Francës, Italisë, Anglisë etj.

Projekti kishte për qëllim ndarjen përfundimtare të Turqisë dhe futjen e këtyre trojeve nën thundrrën sllavo-evropiane. Edhe vetë Stambolli do t’i hiqej Turqisë për t’u futur nën thundrrat e fuqive Evropiane.

Le t’i njohim pra armiqtë e përbashkët dhe të pyesim vetën përse Evropa i ndihmoi kaq shumë greko-sllavët në dëm të popujve muslimanë, të çfarë do etnie qofshin ata?” [Abedin Rakipi]

Eshtë e dhimbshme se; Po të njëjtin rol të rrezikshëm në dëm të shqiptarisë e luajnë sot për fatkeqësi shumë intelektual shqiptarë kristiano-musliman si në Media ashtu edhe në skenën Politike duke rrënë (në hipotekë) sërish në grackën e shërbimeve të huaja që copëtuan Trungun Shqiptarë…!!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Bëni një koment

Arivisti Company