Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shtatë vjet burg për Lushtakun e 10 për Selimin

Prizren Post | 10:49 - 16.11.2016

Prishtinë – Gjykata e Apelit, përmes një njoftimi për media, ka bërë publik aktgjykimin në rastin ‘Drenica I’ dhe ‘Drenica II’.

“Më 15 shtator 2016, një trup gjykues i Gjykatës së Apelit i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar kosovar vendosi për ankesat e avokatëve mbrojtës dhe për ankesën e Prokurorit Special të parashtruara kundër Aktgjykimit të nxjerrë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës në të ashtuquajturin rasti ‘Drenica I’. Paneli i apelit rrjedhimisht e ka ndryshuar këtë aktgjykim”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Sipas këtyre ankesave, Gjykata e Apelit njofton se në përputhje me ligjet në fuqi janë ndryshuar edhe aktgjykimet përkatëse, për siç vijon:

I pandehuri Sami Lushtaku është dënuar me 7 vjet burgim.

Duke i marrë parasysh dënimet e shqiptuara më përpara në rastin e njohur si ‘Drenica II’, të datës 14 shtator, 2016:

Të pandehurit Sylejman Selimi i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 10 vjet burgim.

Të pandehurit Jahir Demaku i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 7 vjet burgim, transmeton Telegrafi.


Arivisti Company