Shtëpia e Bardhë i del në mbrojtje Trumpit


E hënë, 14 Gusht 2017

Por, një zëdhënës i Shtëpinë së Bardhë ka thënë se dënimi i Trumpit i ka përfshirë edhe supermacistët e bardhë.

Një grua u vra të shtunën kur një makinë e shtypi turmën e protestuesve kundër tubimit të supermacistëve në Charlottesville.

Nëntëmbëdhjetë persona të tjerë u lënduan në këtë incident, ndërsa 15 të tjerë u lënduan në përleshje të ndara që lidheshin me marshin e djathtistëve të shtunën në mbrëmje.

Trump tha dje se shumë palë janë fajtore për përleshjet e dhunshme mes protestuesve dhe supermacistëve të bardhë në Virgjinia. Trump pretendoi se urrejtja dhe fanatizmi i transmetuar nëpër vend i ka rrënjët e vendosura shumë kohë para pushtetit të tij politik.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë shfaqje skandaloze të urrejtjes, fanatizmit dhe dhunës, për të cilën faj kanë shumë palë. Ka shumë kohë që po ndodh në vendin tonë. Jo nga [koha] e Trumpit. Jo nga [koha] e Barack Obamas. Por, është duke ndodhur që një kohë shumë, shumë të gjatë,” ka thënë Trump, transmeton Express.

Etiketa: , ,