Si ambasadat na udhëheqin: Ishin kundër rizgjedhjes së Tërnavës


E shtunë, 18 Janar 2014

Prishtinë – Kur Naim Tërnava mori mandatin e tretë në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës asnjë prej liderëve kosovarë dhe as zyrtarët ndërkombëtarë nuk i kishin uruar mandatin e ri.

Burime të Express kanë treguar se edhe ambasadat kryesore në Prishtinë ishin interesuar që Tërnava mos të merrte edhe një mandat në krye të BIK’ut, për shkak të tolerancës së tij ndaj rrymave ekstreme të islamit që po shfaqen në vend.

Edhe zyrtarë të Qeverisë kanë konfirmuar se ishte kërkuar edhe prej tyre të ndikonin që mos të bëhet Tërnava kryeimam i Kosovës. Tërnava u bë Kryeimam i Kosovës në një proces zgjedhor, ku ka pasur akuza për manipulime, duke filluar prej ndryshimit të Statutit të Bashkësisë Islame e deri te kurdisja e rezultatit.

Etiketa: , ,