“Sikur OKB të jepte mbështetje, masakra e Srebrenicës mund të parandalohej”


E enjte, 9 Korrik 2015

srebre

HAGË – Ish-ministri holandez i Mbrojtjes Joris Voorhoeve në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se shkaku i mos dhënies së mbështetjes së nevojshme ndaj ushtarëve holandezë që ishin me detyrë në varësi të OKB, në Srebrenicë gjatë luftës së Bosnjes ishte një marrëveshje e fshehtë mes vendeve të koalicionit.

Voorhoeve i cili ka shqyrtuar detajet në librin e sapo dalë në treg “Zonat e Sigurta”, ato çka kanë ndodhur në Srebrenicë ai ka njoftuar se marrëveshja e fshehtë në fjalë ishte kryer mes Francës, SHBA dhe Britanisë. Voorhoeve duke theksuar se marrëveshjen e ka rastisur gjatë shqyrtimeve në dokumentet e njoftuara publikisht nga SHBA dy vite më parë në lidhje me luftën e Bosnjes ai ka shprehur: “Një grup ushtarësh francezë dhe britanikë ishin marrë peng nga gjenerali serb i asaj kohe Ratko Mlladiç. Presidenti francez i asaj kohe Jacques Chirac, Kryeministri britanik John Major dhe Presidenti amerikan Bill Clinton, për shkak të frikës se mund ti bëhej ndonjë gjë ushtarëve të marrë peng më 28 maj 1995 marrin vendim për tu mos dhënë mbështetje ajrore. Kërkesa e marrëveshjes vjen nga francezët dhe britanikët, ndërsa SHBA e miraton. Pra mbështetja e sulmeve nga ajri nuk u dha për shkak të marrëveshjes së fshehtë të arritur mes Francës, Britanisë dhe SHBA”.

– “Unë gjithmonë e kam parashikuar se ka pasur një arsye”

Ish-ministri Voorhoeve, ka tërhequr vëmendjen se në vitin 1994 ishte vendosur që nëse OKB do të kërkonte mbështetje ajrore brenda dy orësh kjo do të zbatohej. Voorhoeve shton më tej duke thënë: “Por trupat ushtarakë holandeze edhe pse kërkuan 9 herë mbështetje ajrore gjatë ngjarjeve të Srebrenicës kjo nuk u zbatua. Unë gjimonë e kam ndier vazhdimisht se diçka nuk shkonte në rregull në lidhje me këtë por nuk kisha ndonjë dokumet në dorë. Tani e kam në dorë atë dokument”.

Ish-ministri hollandez i mbrojtjes duke theksuar se po të ishte dhënë mbështeje ajrore ushtarëve hollandezë ndoshta nuk do të mund të ndodhte masakra e Sebrenicës ai ka shprehur më tej se :

“Nëse OKB do të jepte ndihmë nga ajri mund të parandalohej gjenocidi i Srebrenicës ose mund të reduktohej numri i viktimave, rezultati nuk do të ishte kaq i rëndë. Po të jepej ndihmë Ratko Mladiç do ndryshonte planet. Pas Srebrenicës këtë e vërejtëm në qytetin Gorajde, ku me mbështetjen nga ajri masakra atje u parandalua”.

Voorhoeve i cili thekson se qeveria holandeze e asaj periudhe duke përfshirë edhe veten e tij nuk kanë patur dijeni për marrëveshjen në fjalë, sepse nëse do të kishin dijeni reagimet do të ishin më ndryshe. “Po të ishim njoftuar do të rikujtonim premtimet e OKB dhe do të përpiqeshim për të zbatuar këtë” shton ai në fjalën e tij.

Joris Voorhoeve, duke vënë në dukje se kur ka parë për herë të parë marrëveshjen e arritur mes tri vendeve ka përjetuar një habi të madhe.

“Fatkeqësisht nuk mund ti sjellim mbrapa afërsisht 8 mijë njerëzit e vrarë. Nuk mund ti harroj gjatë gjithë jetës sime këto njerëz. Humbën jetën për shkak të disa gabimeve në atë periudhë. Edhe gjatë luftës edhe gjatë shkrimit të librit tim kam vajtur në rajon. Është e pa-mundur të shpjegosh situatën e viktimave. Kanë përjetuar një dhimbje të madhe. E ndiej thellësisht këtë” shprehet Joris Voorhoeve./AA/