Sipas KE: Ekonomia shqiptare u rrit me 1.8% gjatë 2014-ës


E martë, 13 Janar 2015

ces-banner-2

Bruksel – Komisioni Evropian parashikon që ekonomia shqiptare të jetë rritur 1.8 % gjatë vitit 2014. Rritje kjo më e ulët se parashikimi prej 2 % i qeverisë shqiptare dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Në raportin që botohet çdo tre muaj dhe analizohen ekonomitë e shtatë vendeve që kandidate apo që duan të integrohen në BE.

Raporti ekonomik i Komisionit Evropiane për vendet qe aspirojnë integrimin ne BE, i publikuar sot, vëren se kjo është rritja më e ulët në rajon, pas Serbisë. Ekonomia serbe është tkurrur 2%. Maqedonia vlerësohet të jetë rritur 3.9 %, Mali i Zi me 2 % dhe Turqia 2.8 %.

Raporti botohet çdo tre muaj dhe analizohen ekonomitë e shtatë vendeve që kandidate apo që duan të integrohen në BE.

Për Shqipërinë, raporti vlerëson rikthimin e rritjes ekonomike në tremujorin e tretë me 3.3% me bazë vjetore, e udhëhequr nga tregtia e shërbimet, ndërtimi dhe më pak industria.

Sipas raportit, të dhënat, të mbështetura nga treguesit e tregtisë me pakicë, konfirmojnë se fuqizimi i konsumit privat vazhdon dhe ka një ndikim të ndjeshëm në përshpejtimin e rritjes.

Raporti vlerëson se pavarësisht se kredia është gjallëruar, niveli i huave me probleme (NPL) është rritur më tej. Në tremujorin e tretë, NPL-të përbënin 24.9 % të huave totale, në rritje nga 24.1 % në tremujorin e mëparshëm. Kjo sugjeron se procesi në vazhdim i kthimit të detyrimeve të prapambetura nuk ka pasur një ndikim të ndjeshëm dhe kërkohen më shumë përpjekje për të pastruar bilancet e bankave në një mënyrë të qëndrueshme.

Raporti vlerëson rritjen e të ardhurave buxhetore, me 12.6% me bazë vjetore për 11 mujorin, megjithëse 0.7% më pak se plani i rishikuar, por thekson se ulja e deficitit buxhetor ka ardhur më të shumti nga rënia e shpenzimeve për investime.