Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Siria, ajo që i ndodh një shoqërie fetare kur sekularizohet!

Prizren Post | 19:46 - 14.12.2016

Gentian JETISHI

Gentian JETISHI

Siria nuk është veç një copë toke në hartën gjeopolitike të mëdhenjve, por në projektimet ndërkombëtare ajo është kafshore e lehtë për t’u arrirë, pavarësisht stërzgjatjes që mund të merr ky proces.

E fundit gjë që po ndodh në Siri është bombardimet nga forcat e të mëdhenjve të skenës botërore. Përqindja më e madhe punës në zhbërjen e Sirisë ka nisur që kur ka nisur procesi i sekularizimi i këtij populli para një shekulli.

Procesi i ‘ndarjes së fesë nga shteti’ ka përvijuar më larg në ndarjen e fesë nga jeta e njerëzve. Zbehja e rolit të fesë në jetën e qytetarëve, demonizimi i imazhit të fesë në publik , prodhimi i ideologjive ekstremiste të gjoja fetarëve, indoktrinimi i grupeve jo fetare kundër fetarëve gjitha këto kanë prodhuar gjeneratë të njerëzve që derisa njerëzit e kombit të tyre shkrumbohen nën gërmadha të tjerët po të njëjtit komb të bëjnë festë e gëzim.

Çdo shoqëri që përpiqet të dhunoj shpirtin e popullit të tij, çdo shoqëri që eksperimenton me të shenjtat do përjetoj poshtërimin. Siria prej një zonë Parajse është shndërruar në një gërmadhë, me që lan Zotin për ‘vlerat’ që ua tregonin organizatat perëndimore sot nga këto organizata perëndimore po ‘fotografohen’ gjersa masakrohen mes vete e bombardohen nga të mëdhenjtë që presin të marrin pjesën e tortës atje.

Njëjtë i ndodhi Turqisë, një shtet që derisa përpiqej dhunshëm ta sekularizonte shoqërinë e vet ishte një shtet asgjë. Sa erdhën në pushtet forca që zhvillimin e spiritualëve dhe fesë e lanë në zhvillim të natyrshëm, madje e orientuan të jetë motivues për të ec përpara, bënë që ky shtet të jenë goxha një faktor në skenën botërore.

Fati i Sirisë i pret gjithë shoqëritë fetare që sekularizohen dhunshëm. Ata që sot me një tastierë masakrojnë dhunshëm vlerat e shenjta të një shoqërie dhe shpirtrat e kombit të vet, lehtë pa far droje do i masakronin edhe trupat e tyre.

Në trojet shqiptare kanë zë vend Asadist të vegjël që çdo gjë në lidhje me Islamin dhe myslimanët përpiqen ta demonizojnë dhe ta paraqesin te rrezikshme gjoja për kombin të cilin e themeluan figura me përgatitje të thellë fetare islame.

Por duke shfrytëzuar nivelin e ulët kulturor, arsimin e dobët, mungesë ne mendimit kritik mercenar të OJQ-ve të huaja duke ndjeke ndjekur kështu agjendat e tyre shkombëtarizuese dhe deislamizuese kanë krijuar klane të vogla në medie dhe opinion publik që rrinë gati si ‘radar’ që sa u përmend fjala Islam të kthehet në negativitet.

Çdo shqiptar që Islamin ndër shqiptar nuk e vlerëson, nëse nuk bëhet aktiv, të paktën të tregoj respekt për myslimanët, ai shqiptar është duke ndjekur agjendën e armiqve të kombit.

Autor: Gentian JETISHI

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Arivisti Company