Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

S`ka konfirmim zyrtar për vrasjen e tetë shqiptarëve në Irak

Prizren Post | 21:29 - 14.09.2014

Raportimet se nga një sulm ajror dje në Irak janë vrarë tetë xhihadistë shqiptarë, gjashtë prej të cilëve nga Kosova, ka mobilizuar institucionet e Kosovës. Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka bërë të ditur se po bëjnë përpjekje për të siguruar informacione rreth këtij rasti.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri dhe Irak, raportohet se atje janë vrarë gjithsej 40 shqiptarë. Kjo situatë ka aktivizuar institucionet e Kosovës për të verifikuar informatat e këtilla.

Selimi tha për RTK-në se ende nuk kanë asgjë zyrtare në lidhje me këto informata. Ai shtoi se janë në kontakt me ambasadat e shteteve mike për t’u interesuar rreth këtij rasti, pasi që bëhet fjalë për shtetas të Kosovës.

Edhe nga Policia e Kosovës thonë se nuk kanë informata zyrtare që gjashtë shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën nga një sulm në Siri. /RTK/


Arivisti Company