S’ka më kryeministër me qira


E mërkurë, 7 Gusht 2019

PRISHTINË – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij nuk përkrah një qeveri teknike dhe se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për të dalur nga kriza.

Veseli, i cili mban postin e kryetarit të Kuvendit, ka thënë se PDK ia ka dhënë dy herë postin e kryeministrit partive tjera, siç ka thënë ai me qira, dhe se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në këto zgjedhje.

Duke folur gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Veseli e ka quajtur këtë legjislaturë si të papërgjegjshme.

Ai ka thënë se është duke folur hapur për gabimet që i ka bërë partia e tij. “Gabimet të cilat i ka bërë Partia Demokratike e Kosovës, unë jam duke i sanuar”, ka thënë Veseli.

Etiketa: , , , ,