Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Skënderbeu mundet në Zagreb 4-1

Prizren Post | 12:04 - 26.08.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

22:50- Ka përfunduar ëndrra e korçarëve për të kaluar në fazën e grupeve të Champions League. Skëndërbeu është mundur me rezultatin e thellë 4-1 nga Dinamo Zagrebit në stadiumin “Maksimir” në Kroaci.

Dinamo ishte e para që shënoi gol në minutën e 9. Entuziazmi i fillimit të lojës bëri që djemtë e Mirel Joses të barazojnë vetëm një minutë më vonë nëpërmjet Esquerdinha. Ky do të ishte edhe goli i vetëm në takimin e sotëm.

Nisje e vrullshme për Dinamon, Skënderbeu reagon por ndëshkohet sërish

Ka nisur vrullshëm në dueli mes Dinamos së Zagrebit dhe Skënderbeut në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit.

Avantazhit të vendasve me Sudanin në minutën e nëntë korçarët iu përgjigjën me brazilianin Eskerdinja në aksionin pasardhës, por në të 15-ën Hoxhiç kaloi sërish përpara të zotët e shtëpisë.


Bëni një koment

Arivisti Company