Snajperisti qëllon serbin – midis Prishtinës (Video)


E hënë, 21 Shtator 2015

Prishtinë – Në videon më poshtë mund të shihni skenat pasi një snajperist nga një bllok banesor në Prishtinë qëllon një person serb në një veturë “Yugo” me targa serbe, duke e lënë të plagosur rëndë. Identiteti i tij nuk është konfirmuar ende.

Ushtarët britanik të NATO-s e kishin evakuuar dhe bllokuar vendin ku kishte ndodhur tentim-vrasja, dhe personi ishte marrë nga një autoambulancë dhe ishte dërguar me urgjencë në spital. Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 1999.

Incidenti ka ndodhur pasi mijëra serbë nga Ferizaj ikën drejt Prishtinës dhe jashtë Kosovës, në prag të largimit të forcave serbe nga Kosova.

Etiketa: