E premte, 13 Shtator 2013
Sony ka vendosur të futet në tregun e laptopëve të konvertueshëm këtë vit me futjen e Sony Vaio Flip. Vaio Flip është në dispozicion në modelet 13-inç, 14-inç dhe 15-inç dhe vjen me procesorë të gjeneratës së katërt Intel Core “Haswell” CPU dhe deri në 512 GB SSD në modelin 13-inç.
Modeli 14-inç vjen me memorie hibride (deri në 1TB HDD Hibrid, ose 512GB SSD) dhe memoria hibridë është standarde edhe në modelin 15-inç. Modeli 15-inç ka gjithashtu një opsion për kartë grafike Nvidia GeForce GT 735M (2GB). Të gjitha modelet vijnë me ekrane IPS 1920 x 1080, por modeli 15-inç model mund të vijë edhe në 2880×1620.
Vaio Flip konvertohet në një tabletë, me ekranin që kthehet prapa dhe tastiera duke vepruar si një mbajtëse.