E hënë, 4 Korrik 2016
Paris – Sot në Paris fillon samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës Isa Mustafa.
Mes të pranishmëve do të jenë presidenti francez Fransua Holland, kancelarja gjermane Angela Merkel, si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.
Në këtë samit, që është i treti me radhë në kuadër të të ashtuquajturit “Proces i Berlinit”, marrin pjesë edhe kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i Malit të Zi Millo Gjukanoviç. Të pranishëm do të jenë edhe zyrtarët më të lartë të Maqedonisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Në këtë takim marrin pjesë edhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së, Sllovenisë dhe Kroacisë.
Procesi i Berlinit është një nismë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, për të mundësuar ndërlidhjen rajonale të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.