Sot pritet që Thaçi t’i dekretojë anëtarët e KQZ-së


E enjte, 28 Mars 2019

PRISHTINË – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot pritet të bëjë dekretimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve.

Ky vendim erdhi pas presionit të bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, e cila i ka kërkuar Presidentit Thaçi që të fillojë me emërimin e anëtarëve të këtij institucioni.

Dy partitë e mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i kenë nga dy anëtarë në KQZ.

Ndërsa dy partitë që rrezikojnë të mbesin pa anëtarë në këtë institucion janë Nisma Socialdemokrate si dhe Partia Socialdemokrate, transmeton Klan Kosova.

Etiketa: , , ,