Spanja dënon sulmin ndaj murgeshës në Kuds nga një shtetas izraelit


E shtunë, 2 Maj 2026
Spanja dënon sulmin ndaj murgeshës në Kuds nga një shtetas izraelit

Spanja ka dënuar sulmin e fundit nga një ekstremist izraelit ndaj një murgeshe franceze në Kuds, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës tha se qeveria e vendit shpreh “dënimin e saj të fortë për sulmin serioz që pësoi një murgeshë katolike me kombësi franceze në Kuds”.

“Izraeli duhet të garantojë lirinë e adhurimit, të respektojë status quo-në në Kuds dhe të marrë masa për të parandaluar akte të tilla të dhunshme”, apeloi ministria spanjolle.

Nga atje gjithashtu u theksua se personi përgjegjës duhet të mbahet përgjegjës.

Dënimi i Spanjës vjen pasi u raportua se një burrë 36-vjeçar izraelit u arrestua për sulmin ndaj një murgeshe franceze në Kudsin Lindor, në një sulm që u cilësua si “të motivuar racialisht”.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit