E martë, 11 Gusht 2015
FRANKFURT – Gjermania është vendi i Bashkimit Evropian me përqindjen më të ulët e të rinjve të papunë, dhe vitin e kaluar ajo ishte 7,7 përqind.
Zyra gjermane për statistika, Destatis, ka publikuar rezultatet e sondazhit për papunësinë e banorëve të këtij vendi të moshës 15 deri 24 vjeçare, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve.
Sipas këtyre të dhënave, në Gjermani, vend ky i cili numëron 80 milionë banorë, në vitin e kaluar janë regjistruar 330 mijë të rinj të papunësuar, përkatësisht 7,7 përqind, që është përqindja më e ulët e të rinjve të papunësuar në vendet e BE-së.
Përqindja e të papunësuarve të rinj në BE vlerësohet se është 22,2 përqind. Pas Gjermanisë, në listën e vendeve më të dëshirueshme për të rinjtë, janë Austria me përqindjen e papunësisë prej 10,3 dhe Malta me 11,8 përqind të rinjtë të papunë.
Si vendi me përqindjen më të madhe e të papunësuarve të rinj në vendet e BE-së, vendin e parë e zuri Spanja me 53,2 përqind, duke u pasuar nga Greqia me 52,4 dhe Kroacia me 45,4 përqind./AA/