Specializantët para Kuvendit, kërcënojnë me grevë urie


E mërkurë, 13 Korrik 2016

greva

Dhjetëra specializantë nga fusha të ndryshme, të papunë, kanë protestuar sot para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që të ndahet një pjesë e buxhetit për ta në mënyrë që të angazhohen në profesionin e tyre.

Arben Ademi, përfaqësues i specialistëve të pa punë, ka paralajmëruar futjen në grevë urie në rast se nuk ju përmbushen kërkesat.

“E kemi zhvendos protestën prej Ministrisë së Shëndetësisë dhe kemi ardhur këtu para Kuvendit. Për arsye se sot mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi në agjendën e së secilës jemi edhe ne. Thjesht kemi ardhur me i sensibilizu deputetët që me na përkrahë në mënyrë që me na nda një pjesë të buxhetit për punësim. Kërkesa jonë e vetme mbetet punësimi. Për arsye se tani dihet që disa herë që kemi shumë vite që jemi pa punë”, tha Ademi.