Stuhia dyshohet se shkaktoi zjarr në shkollën profesionale në Shirokë


E martë, 21 Korrik 2026
Stuhia dyshohet se shkaktoi zjarr në shkollën profesionale në Shirokë

Moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë Kosovën, ka shkaktuar edhe dëme në disa fshatra e qytete.

Si pasojë e stuhisë së fortë që ka përfshirë komunën e Suharekës, raportohet se ka shpërthyer zjarr në objektin e Shkollës Profesionale “Abdyl Ramaj” në Shirokë.

Në pamjet e publikuara, shihet se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me situatën.

Ende nuk dihet shkalla e dëmeve të shkaktuara. /Klankosova.tv

 

 


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit