Suedi, dënohet me burgim të përjetshëm suedezi që donte të vriste Ibrahimoviçin


E premte, 8 Maj 2015

Stockholm – I dënuari me burgim të përjetshëm, Peter Mangs kishte planifikuar vrasjen e futbollistit suedez, Zlatan Ibrahimoviç, raporton Anadolu Agency (AA).

Mangsa është akuzuar se në periudhën 2003-2010 për vrasjen e dy personave. Ndër të tjera, në aktakuzë theksohet, se ishte planifikuar vrasja e disa personave, njëri prej të cilëve ishte Ibrahimoviç, si edhe është marrë me shantazh. Objektivi i sulmeve të tij ishin emigrantët. Me rastin e sulmeve të armatosura Mangs zgjodhi rajonin e Malmos, kryeqytetin e Suedisë, ku kryesisht jetojnë emigrantët. Këto ngjarje kanë shkaktuar shqetësim të madh në këtë qytet.

Mangsa në vitin 2009 pa makinën e parkuar të Ibrahimoviç në rrugë, dhe shkoi në shtëpi të marrë revolen, por kur u kthye makina nuk ndodhej më aty. Pasi që Ibrahimoviç është me origjinë nga Ballkani ai ishte objektiv i Mangsas. Mangsa konsideronte se mediat sudeze lojtarin aktual të Paris Saint-Germain (PSG) e vlerësojnë si “yll.”

Mangsa u arrestua në vitin 2010. Me rastin e arrestimit në shtëpinë e tij janë gjetur armë zjarri që është përdorur në vrasje. Është provuar se Mangsa ka probleme psiqike, kështu që më në fund në vitin 2013 u dënua me burgim të përjetshëm.