E hënë, 22 Maj 2017
Shpërthimi ndodhi sot në Spitalin e “Phramongkutklao”, në një nga zonat më të famshme turistike në botë.
Shpërthimi i bombës njoftohet se ka goditur një dhomë pritjeje për të afërmit e pacientëve, rreth orës 11:00, sipas kohës lokale (5 e mëngjesit me orën shqiptare).
8 prej të plagosurve mësohet se janë në gjendje kritike, shkruan “Daily Star”.
Sulmi ndodhi në të njëjtën ditë kur Tajlanda shënoi përvjetorin e një kryengritjeje që solli regjimin aktual ushtarak në pushtet, tre vjet më parë.
Zona është jashtëzakonisht popullore për turistët evropianë.