Sulm me bombë në spital, 20 të plagosur në zonën e famshme turistike në Tajlandë


E hënë, 22 Maj 2017

Shpërthimi ndodhi sot në Spitalin e “Phramongkutklao”, në një nga zonat më të famshme turistike në botë.

Shpërthimi i bombës njoftohet se ka goditur një dhomë pritjeje për të afërmit e pacientëve, rreth orës 11:00, sipas kohës lokale (5 e mëngjesit me orën shqiptare).

8 prej të plagosurve mësohet se janë në gjendje kritike, shkruan “Daily Star”.

Sulmi ndodhi në të njëjtën ditë kur Tajlanda shënoi përvjetorin e një kryengritjeje që solli regjimin aktual ushtarak në pushtet, tre vjet më parë.

Zona është jashtëzakonisht popullore për turistët evropianë.