Sulm me granatë ndaj Erdoganit


E enjte, 1 Janar 2015

attack.si

Stamboll – Sulmet ndaj kreut të shtetit turk, nga fjalë kanë filluar të kthehen në vepra, në ditën e parë të vitit shënohet edhe incidenti i parë i këtij lloji. Një person lëshoi një granatë dhe qëlloi disa herë me armë në zyrën e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Mediet vendase raportojnë se granata nuk shpërtheu dhe nga ngjarja nuk pati të lënduar. Ndërkohë policia njoftoi se autori i ngjarjes u arrestua në Dolmabahce Palace në Stamboll.

“Ne e dimë identitetin e tij dhe lidhjet që ai ka, por nuk duam që t’i bëjmë publike. Ai ka qenë për disa kohë edhe në burg”, tha shefi i policisë së Stambollit, Selami Altiok.

Autori kishte një armë automatike, dy granata të tjera dhe një bombë artizanale. Policia dhe oficerët e sigurisë.

I dyshuari u dërgua në polici, ndërsa një ekip bëri të mundur shpërthimin e kontrolluar të granatës. Por lidhur me ngjarjen ende nuk dihen shkaqet e këtij veprimi.