Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Sulm terrorist në Kayseri të Turqisë, vriten 13 ushtarë

Prizren Post | 10:07 - 17.12.2016

Kayseri – Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftoi se në sulmin me autobombë të kryer rreth orës 08.45 me orën lokale ndaj automjetit që transportonte ushtarët dhe rreshterët që kishin dalë me leje nga komanda e brigadës së komandove në Kayseri kanë rënë dëshmorë 13 ushtarë dhe janë plagosur 48 ushtarë të tjerë, raporton Anadolu Agency.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se “Sot, më datë 17 dhjetor 2016 në sulmin me autobombë të kryer ndaj automjetit që transportonte ushtarët dhe rreshterët në Kayseri kanë rënë dëshmorë 13 ushtarë dhe janë plagosur 48 ushtarë të tjerë.”

Në deklaratën ku theksohet se ka nisur trajtimi mjekësorë për të plagosurit e dërguar në spitalet në rajon, vlerësohet se në këtë sulm të pabesë mund të ketë të plagosur edhe nga qytetarët civilë.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet “Mallkojmë ashpër këtë sulm të ulët dhe të pabesë që është kryer. Mëshira e Allahut qoftë mbi dëshmorët trima që kanë humbur jetën në këtë sulm, ngushëllime për familjarët, personelin punonjës të forcave të armatosura turke dhe për popullin turk si dhe urojmë shërim të shpejtë për kolegët tanë heronj dhe qytetarët që janë plagosur.”


Arivisti Company