Sulmi me bombë në Egjipt, rritet numri i viktimave


E diel, 11 Dhjetor 2016

egjipt

Kajro – Njoftohet se 25 persona kanë humbur jetën dhe 31 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në afërsi të katedrales kryesore të koptëve në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, raporton Anadolu Agency.

Televizioni shtetëror egjiptian, ka njoftuar se në shpërthimin e ndodhur pranë Katedrales Shën Marku e cila ndodhet në lagjen Abbasije në lindje të kryeqytetit kanë humbur jetën 25 persona nga të cilët shumica e tyre gra dhe fëmijë, si dhe janë plagosur mbi 30 të tjerë.

Koptikët përbëjnë 10 përqind të popullatës prej afërsisht 90 milionë që ka Egjipti.