Sulmi me bombë në Stamboll


E martë, 7 Qershor 2016

thumbs_b_c_33a3ac412725edfe0434429a3779dfa9

Prefekti i Stambollit Vasip Shahin lidhur me shpërthimin në lagjen Vezneciler të Stambollit deklaroi se “Sot rreth orës 08.40 ka patur një sulm me autobombë ndaj një automjeti të policisë në kohën kur po kalonte në lagjen Vezneciler në Beyazit. Si pasojë e këtij sulmi kanë humbur jetën 11 persona nga të cilët 7 policë dhe 4 qytetarë”, raporton Anadolu Agency.

Pas shpërthimit të ndodhur në Vezneciler prefekti Shahin ka mbërritur në vendngjarje, ku pas vëzhgimeve ka dhënë një deklaratë në lidhje me ngjarjen.

“Ditën e sotme rreth orës 08.40 ka patur një sulm me autobombë ndaj një automjeti të policisë në kohën kur po kalonte në lagjen Vezneciler. Si pasojë e këtij sulmi kanë humbur jetën 11 persona nga të cilët 7 policë dhe 4 qytetarë. Uroj mëshirën e Allahut për këta persona. Gjithashtu janë plagosur 36 qytetarë nga të cilët 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ne po vazhdojmë hetimin tonë për këtë çështje. Informata më të hollësishme do t‘iu japim kur të ketë zhvillime të mëtejshme”, deklaroi Shahin.