Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Sulmohen dy policë në Shtërpcë

Prizren Post | 11:51 - 18.07.2016

Shtërpcë – Policia ka arrestuar dy serbë të Shtërpcës pasi që kanë sulmuar fizikisht dy policë të Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh, të dyshuarit fillimisht nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë ku më pastaj i kanë sulmuar dy zyrtarët e Policisë, një serb dhe një shqiptar.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.


Arivisti Company