Supë me krem patatesh


E shtunë, 10 Tetor 2015

cheesy-bacon-ranch-potato-soup4-620x413
Përbërësit për 4 persona:

2 patate 1 pras 750ml lëng zarzavatesh i valuar (i përgatitur me dado vegjetale) 500ml qumësht me yndyrë kopër e freskët 3 lugë lëng limoni 150g salmon i tymosur vaj ulliri, kripë, piper

Përgatitja:

Në një tenxhere skuqim prasin e prerë imët me 2 lugë vaj ulliri, shtojmë patatet e qëruara dhe të prera në kubikë të vegjël. Kur të kenë marrë pak ngjyrë patatet, hedhim lëngun e valuar dhe i lëmë në zjarr për 15 minuta ose derisa të shohim që patatet janë zbutur aq sa duhet. Hedhim masën e sipërme për ta grirë në blender bashkë me lëngun dhe kur të jenë bërë si masë homogjene e hedhim përsëri në tenxheren ku po ziente më parë, shtojmë qumështin, koprën, lëngun e limonit, kripë dhe piper. Vëmë tenxheren në zjarr dhe e heqim nga zjarri kur të ketë marrë valë për 2 minuta. E shërbejmë menjëherë.