Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

SUPREMJA KËRKESË KUSHTETUESES PËR TA SHFUQIZUAR LIGJIN PËR TREPÇËN

| 10:01 - 03.11.2016

Një gjyqtar i vetëm i kolegjit të shkallës së parë i Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme, nga EULEX-i, arrin në përfundim se ligji është antikushtetues për dy arsye të ndryshme, që të dyja të bazuara në të drejtat themelore që e garantojnë pronën në nenin 46 të Kushtetutës.

Kështu thuhet në një njoftim të Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme, ku jepen detaje se ligji ka efektin e një shpronësimi pa kompensim në dëm të paditësit, i cili është një kreditor i Trepçës dhe vlera e padisë së tij ndaj Trepçës është reduktuar në zero, pasi Trepça ka mbetur pa burime si dhe e mbingarkuar me borxhe.

Arsye tjetër është se shpronësimi i pjesshëm kryhet në dobi të personave privat pa ndonjë arsyetim.

“Për këtë arsye, gjykata ka lëshuar një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese (neni 113.8 i Kushtetutës), e cila ka fuqinë ekskluzive të shfuqizojë ligjet”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në këtë njoftim jepen detaje se pas shpalljes, Ligji Nr. 05/L -120 për Trepçën ka hyrë në fuqi. Ligji i nxjerrë asetet e vlefshme nga NSH Trepça dhe i bartë ato pa kurrfarë kompensimi te një shoqëri e sapo krijuar aksionare, nga të cilat 80% e aksioneve janë në pronësi të shtetit, 20% në pronësi private. Aksionarët i marrin aksionet falas.

“Shoqëria aksionare as nuk i merr përsipër obligimet që i ngarkohen NSH-së Trepça e as nuk garanton për to. Në formën e mbetur, NSH-së Trepça i hiqen asetet e saj pak para se të skadojë moratoriumi dhe kreditorët do të mund të tentojnë likuidimin që të realizojnë paditë e tyre. Por NSH-ja do të vazhdojë të përballet akoma me tërë borxhin e saj”. /RTK/


Arivisti Company