Sylë Hoxhaj: Prizreni nuk është kryeqyteti i fajdeve


E mërkurë, 23 Shtator 2015

syle hoxhaj

Prizren – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj, nuk pajtohet me konstatimin se Prizreni është shndërruar në kryeqytet të fajdeve.
“Nuk qëndron konstatimi se kryeqyteti i fajdeve është Prizreni”, ka thënë Hoxhaj për TV Besa.

Sipas tij, institucioni që drejton ka shënuar rezultate në luftimin e këtij fenomeni.

“Prokuroria në Prizren është ndër të parat që ka punuar më së shumti në luftimin e këtij fenomeni. Nuk është çrrënjos ky fenomen, por kemi pasur rezultate konkrete”, shtoi Hoxhaj.

Ai tregon se Prokuroria gjatë këtij viti ka ngritur aktakuza ndaj individëve që janë marrë me fenomenin e fajdeve.

“Ne jemi të përkushtuar që të luftojmë këtë fenomen”, tha ndër të tjerash Hoxhaj.

Hekuran Morina është viktima e fundit e fajdeve. Ai u vra nga Bernard Përlazri.