Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Tahiri: Jemi të përgatitur, po koordinohemi me partnerët për refugjatët

Prizren Post | 19:11 - 03.03.2016

Tirane – “Nuk ka vend për asnjë lloj alarmi, ne jemi të përgatitur dhe po koordinohemi ngushtësisht me partnerët, sepse ne besojmë që për një problem evropian duhet një zgjidhje evropiane”.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka deklaruar sot gjatë një prononcimi për mediat se Shqipëria po koordinohet me partnerët në rast të një fluksi të mundshëm të refugjatëve drejt territorit shqiptar, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu Tahiri ka theksuar se autoritetet shqitare janë të përgatitura në rast të një fluksi të tillë.

“Ne jemi përgatitur për të gjitha dhe besojmë që asnjë vend i vetëm nuk ja del dot kësaj krize që është sa humanitare ashtu edhe krizë reale e marrëdhënieve të shteteve tona me njerëz që ikin nga arenat e luftës. Duhet bashkëpunim. Nuk ka vend për asnjë lloj alarmi, ne jemi të përgatitur dhe po koordinohemi ngushtësisht me partnerët, sepse ne besojmë që për një problem evropian duhet një zgjidhje evropiane. Shqetësimet e tjera pastaj për potencialin që të rikthehen rrugët kriminale të trafikut të qenieve njerëzore, sipas meje janë zero, ne nuk do ta lejojmë këtë në asnjë mënyrë dhe besoj se kjo është lehtësisht e arritshme së bashku me partnerët”- u shpreh Tahiri.

Ndërkohë pas sinjaleve për një fluksi i mundshëm të refugjatëve, Shqipëria ka shtuar edhe kontrollet policore në pikat kufitare. Mundësia e hyrjes së mijëra refugjatëve ka sjellë kontrolle të shumta policore nga autoritetet shqiptare në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.


Arivisti Company