E hënë, 15 Shtator 2014
Grupi drejtues për organizimin e peticionit me të cilin kërkohet drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara në Kosovë, është në pritje të përgjigjejes nga OKB për dorëzimin e këtij peticioni.
Udhëheqësja e këtij grupi zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri tha se nga ky instiucion kërkohet një raport për atë se cfarë ka ndodhur me dhunimin e grave gjatë luftës në Kosovë dhe ndëshkim për të gjithë aketerët e dhunës.
Janë rreth 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë që presin drejtësi për atë se cfarë u ka ndodhur. Kjo pritet të jetësohet edhe nëpërmjet peticionit i cili është nënshkruar nga rreth 120 mijë qytetarë të Kosovës, e që pritet të dorëzohet në OKB.
Udhëheqësja e grupit drejtues për organzimin e këtij peticioni, Edita Tahiri tha për Radio Kosovën se janë në pritje të përgjigjejes zyrtare nga OKB që ky peticion të dorëzohet.
“Tani jemi në fazën kur ne po presim konfrmimet nga faktorët kompetent në OKB përkatësisht nga sekretari general Ban Ki Moon dhe përfaqësuesja e lartë e OKB-së për çështjen e grave të dhunuara…, nga të cilët kemi kërkuar takim për të dorëzuar peticionin”.
Në momentin kur marrin konfirmimin për datat e takimeve me ta ateherë bordi drejtues i grave do të udhetojë në New York për ta dorëzuar peticionin ku kërkesa kryesore është që OKB të bëjë një raport zyrtarë për atë se cafër ka ndodhur me dhunimin e grave gjatë luftës në Kosovë, thotë Tahiri.
Ajo tha se edhe shoqëria kosovare duhet të bëjë më shumë për sensibilizimin e opinionit për këtë kategori të prekur nga lufta në Kosovë.
“Është bërë deri diku një aktivitetet rreth kësaj cështjeje, por duhet të bëhet shumë më shumë, peticioni për drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës është një kontribut në drejtim të sensibilimit edhe të opnionit vendor dhe atij ndërkombëtarë, por dsuhet të kemi shumë më shumë angazhime. Është bërë edhe ligji që përfshin këtë kategori të grave, por megjithatë mendoj se duhet të bëjmë shumë më shumë”.
Nga kjo nismë sipas Tahirit, do të kërkohet edhe nga të gjithë përgjegjësit, kryerësit dhe autorët, për politikat dhe veprimet e këtij krimi gjenocidal kundër njerëzimit që të sillen para drejtësisë ndërkombëtare dhe të ndëshkohen./RTK/