Tarifa 100% është kundërpërgjigje politike ndaj Serbisë


E hënë, 26 Nëntor 2018

PEJË – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, tha se duhet të shkojnë drejt një unifikimi doganor dhe se tarifa prej 100 për qind është një kundërpërgjigje politike.

Ai tha se ky vendim është irracional në kushte normale.

“Tarifa është një vendim irracional në kushte normale. Kush e sheh tarifën 100 si aspekt ekonomik atëherë gabon, por kjo tarifë është si kundërpërgjigje politike”, ka thënë ai.

Etiketa: , , ,