Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Të reja nga arkivi sekret i Ali Pashë Tepelenës

Prizren Post | 13:13 - 18.07.2015

Tirane – Një nga kuriozitetet më të debatueshme mbi figurën shumëdimensionale të Ali Pashës,do të diskutohet së shpejti në mediat Shqiptare nga studiuesi Auron Tare. Tare thotë se: “shumë legjenda dhe histori kanë qarkulluar prej vitesh për fatin e trashëgimisë që la pas Pashai i famshëm shqiptar pas vrasjes së tij në Janinë. Por me sa duket 1469 dokumenta nga arkivi personal i Ali Pashes kanë shpëtuar dhe janë trashëguar nga një prej familjeve greke të Janinës që kanë pasur marredhënie me pushtetin e Aliut”.

Dokumentat të cilat mendoheshin të humbura janë blerë nga një manjat i pasur grek ne vitet 30-të dhe me vdekjen e tij këto dokumenta i janë lënë në trashëgim Shkollës Amerikane të Athinës në vitet 40, ku prej vitesh ato kanë qenë një nga thesaret e pa shfrytëzuara të arkivit të pasur të këtij institucioni.

Arkivi personal i Aliut prej vitesh ka qenë i pa njohur për studiuesit e shumtë por falë një pune prej 30 vjetesh të Profesorit të njohur Vasili Panajotopulis, tashmë këto dokumenta sjellin ngjarje dhe informacione të pa njohura më parë mbi jetën dhe politikën e Ali Pashës në drejtimin e një shteti multi etnik dhe multi religjioz.

“Këto dokumenta që shpalosin jetën e Shtetit të Aliut kanë një vlerë të jashtezakonshme jo vetëm për historinë e Greqisë së veriut gjatë periudhës otomane, por në rradhë të te parë për historinë e trojeve shqiptare“. Kontributi shkencor i Profesor Panajotopulos për ndriçimin e periudhës së Aliut, është i jashtëzakonshëm duke bërë të mundur njohjen në detaje të jetës së vrullshme të pashait Shqiptar”përfundon Tare ,mbi të papriturat e këtyre dokumentave. /ATSH


Arivisti Company