Teknologjia virtuale tejkalon argëtimin, premton kurimin e sëmundjeve


E martë, 6 Maj 2014

virtual

Brezi i ardhshëm i teknologjisë së realitetit virtual mund t’i ndihmojë njerëzit të manaxhojnë dhimbjen kronike, të shmangin aksidentet industriale dhe të kursejnë për moshën e pensionit

Teknologjia e realitetit virtual (VR) është zotuar të tejkalojë argëtimin në kushtet e shtëpisë dhe lojërat elektronike, pas hedhjes në treg të pajisjeve ekonomike të kokës nga kompani si Sony dhe Facebook, i cili ka prodhuar së fundmi Oculus VR.

“Realiteti virtual transformon marrëdhëniet që priren të duken abstrakte për t’u bërë pjesë e organizmit”, thotë Jeremy Bailenson, drejtor i Laboratorit të Ndërveprimit Njerëzor-Virutal në Universitetin e Standford-it.

“Kërkimi ynë ka treguar se transformimi i kësaj lidhjeje shkak-efekt në diçka që mund të perceptohet, duke tejkaluar aspektin teorik, mund të ndryshojë sjelljet e konsumatorit më tepër sesa ndërhyrjet e tjera”, shton ai.

Teknologjia virtuale mund të bëhet një mjet efektiv, madje edhe kur shkaku dhe efekti nuk janë të dukshëm. Në bashkëpunim me Departamentin e Anestezisë në universitet, Bailenson përdori teknologjinë me fëmijët me sindromën e dhimbjes kronike, një sëmundje e karakterizuar nga dhimbje e ashpër dhe ndryshime në lëkurë. Stimulimi virtual shërbeu për t’i argëtuar fëmijët dhe për t’i shpërqëndruar nga terapia fizike dhe trajtimi i pakëndshëm. Po ashtu, fëmijët përdorën avatarë, të krijuar me kompjuter, për të performuar ushtrime të thjeshta, si fryrja e tullumbaceve, çka i shpërqëndroi nga sinjalet e dhimbjes.

Në të njëjtën kohë, mjediset e teknologjisë virtuale, të stimuluara me kompjuter pritet që të transformojnë industritë kyçe, si shkencat shëndetësore, shërbimet financiare dhe prodhimin në mënyra të reja dhe imagjinare, për të cilat ekspertët thonë se do të përmirësojnë jetën dhe zgjedhjet tona.