Teoria e Darvinit dhe shkaktarët e përhapjes së saj


E shtunë, 20 Janar 2018

Autor: Eroll VELIJA

FEJA E DEVIJUAR

Duke pasur parasysh se krishterët e kanë shtrembëruar fenë e vet dhe e kanë ndërruar atë që All-llahu shpalli, All-llahu e dërgoi Muhammedin a.s. për t’i udhëzuar njerëzit, që ta drejtonte atë që krishterët e shtrembëruan dhe ta proklamonte atë që është e vërtetë. Disa u bënë besimtarë, e disa jo. Krishterët ishin në fenë e tyre të shrembëruar në të cilin ishin nën udhëheqjen e një grupi. Një grup i natyralistëve doli para popullit të vet, duke u treguar mbi atë se shkenca e tyre ka zbuluar mosvërtetësinë dhe prishjen e fesë. Ky grup nuk iku nga presioni i priftërinjve dhe keqtrajtimet e Kishës, e cila i ekzekutonte me djegie, gjakderdhje ose burgosje nëpër burgje. Kështu mori flakë lufta rrënqethëse dhe e ashpër në mes njerëzve me fe të devijuar dhe shkencëtarëve të natyrës të cilët shërbeheshin me të gjitha mjetet dhe të cilët i përdornin të gjitha armët kundër kundërshtarëve të vet. Në qendër të kësaj lufte paraqitet Darvini me teorinë e vet mbi progresin.

TEORIA E EVOLUCIONIT

Kjo teori konsideron se rrënja e të gjitha qenieve të gjalla është në protoplazmën e vogël e cila është krijuar nga uji, e mandej se natyra ka ndikuar në ndryshimet në krijimin e saj, gjë që shkaktoi krijimin e veçorive të reja te kjo krijesë. Këto veçori të fituara, pastaj i trashëguan pasardhësit gjithnjë derisa grumbulli i këtyre veçorive të krijuara nga natyra gjatë miliona viteve nuk u zhvillua në veçori të mëdha dhe përparimtare, të cilat qenie primitive e bënë qenie më përparimtare. Zhvillimi i veçorive e vazhdoi proçesin e vet nën ndikimin e natyrës dhe zhvillimin e krijesës, gjithnjë derisa nuk erdhi deri te këto krijesa, të cilat përfunduan në formë të njeriut.

TEORIA BAZË

1.Teoria bazohet në atë që në kohën e Darvinit është mundur të shihet nëpër gërmime. Ato kanë zbuluar se shtresat më të vjetra përbëhen nga prototipet (qenie primitive), kurse shtresat që pasojnë përbëhen nga qenie të cilat gjithnjë janë më të përparuara. Darvini ka thënë që këto krijesa të përparuara janë formuar si rezultat i zhvillimit dhe përpjetëzës (ngritjes) së qenieve primitive dhe kafshëve të lashta.

2. Teoria bazohet edhe mbi atë se në kohën e Darvinit ka qenë e njohur, se të gjitha embrionet e kafshëve janë të ngjashme në formën e vet të mëparshme, gjë që tregon mbi atë se rrënja e të gjitha qenieve të gjalla është një, siç është edhe embrioni një. Kështu, sipas kësaj teorie, ka ndodhur progresi në Tokë siç ndodhë në mitrat e qenieve të gjalla.

3. Kjo teori bazohet edhe në ekzistimin e zorrës së verbër te njeriu, e cila ndihmon në tretjen e bimëve, e cila tani nuk ka kurrfarë funksioni. Kjo paraqet gjurmë e cila ka mbetur nga majmunët, te të cilët në kohën e tanishme e ka funksionin e vet.

SQARIMI I DARVINIT MBI EVOLUCIONIN DHE RRJEDHËN E TIJ

1.Seleksionimi natyror: Faktorët e shkatërrimit i asgjësojnë qeniet e gjalla dhe të dobëta, kurse i lënë qeniet e fuqishme. Sipas mendimit të tyre ky quhej ligj i “ekzistimit të më të fortit”. Kështu, mbetet qenia e cila është e fortë dhe e shëndoshë dhe e cila veçoritë e veta të forta ua bartë në trashëgimin trashëgimtarëve të vet. Kështu veçoritë më fuqishme bashkohen gjatë kohës duke krijuar veçorinë e re në qenien e gjallë. Ky është evolucioni i cili bën që qenia e gjallë të përparojë me ato veçori të zhvilluara, deri te shkalla më e lartë dhe që në këtë mënyrë evolucioni të vazhdojë.

2.Seleksionimi seksual: Ndodhë në synimin e mashkullit dhe të femrës që ata të fekondohen me më të fuqishmin dhe më të shëndetshmin, në mënyrë që të mund të barten gjenet trashëguese më të mira. Kështu zvogëlohet mundësia e bartjes së veçorive të kafshëve, të cilat janë të dobëta, për shkak të mosekzistimit të aspiratës për marrëdhënie.

3. Sado që krijohet vetia e re, ajo bartet me rrugën e trashëgimisë.

PËRGËNJESHTRIMI I THEMELIT, MBI TË CILIN BAZOHET TEORIA

1.Paleontologjija edhe më tutje është shkencë jo e plotë dhe askush nuk mund të pohojë se e ka përmbushur studimin e të gjitha shtresave të tokës, nënshkëmbinjve dhe deteve dhe se nuk mund të gjejë diç të re që do të ishte në kundërshtim mbi të dhënat e mëparshme.

Duke supozuar në besnikërinë e zbulimit të kësaj shkence, ekzistimi i qenieve të para e mandej edhe i prototipeve më të përparuara, prapëseprapë nuk është argument i evolucionit të qenieve por ky është vetëm argument mbi renditjen e ekzistimit të këtyre qenieve në harmoni me supozimet natyrore të ekzistimit të tyre në çfarëdo forme. Nëse gërmimet në kohën e Darvinit dëshmojnë se dukuria më e vjetër e jetës ka ekzistuar para 600 mijë viteve, atëherë zbulimet më të reja në paleontologji, vërtetojnë se dukuria e jetës njerëzore shtrihet deri para dhjetë milionë vitesh. A thua, a nuk është argument më i madh se njohuritë nga arkeologjija ndërrohen dhe se mbi ta nuk mund të themelohet argumentë i sigurtë, sepse ndoshta madje edhe nesër mund të zbulohen fakte të reja, të cilat do të ishin në kundërshtim me ato të cilat i kemi thënë deri atëherë.

Nuk ekziston fakt se në bazë të kushteve natyrore, zhvillohen veçoritë e reja të përsosura dhe harmonike, siç pretendon paleontologjija (duke supozuar saktësinë dhe rregullsinë e renditjes e cila gjendet në të), e cila e jep një rezultat, i cili thotë se kafsha më e zhvilluar është shfaqur pas formës më të vogël të kafshës.
Kështu për shembull, sikur gjeologët të kishin ardhur pas neve për një milion vite dhe në shtresat e para të kishin zbuluar mbeturinat e qerreve të dorës, në të dytën mbeturinat e qerreve të kuajve, në të tretën mbeturinat e veturës bashkëkohore, në të pestën mbeturinat e aeroplanit bashkëkohor, në të shtatën mbeturinat e raketës, në të tetin mbeturinat e anijes kozmike. Ose, se madje kjo renditje kohore na vërteton se qerrja e kuajve është krijuar pas qerres së dorës, e jo nga (qerrja e dorës). Gjithashtu renditja kohore e ekzistimit të qenieve të gjalla pas formave më të imëta, nuk mund të vërtetojë se këto kanë ardhur më të zhvilluara pas formave më të imëta dhe nuk mund të argumentojë se ato kane evoluar nga ato, siç e pohon këtë Darvini.
Profesori Kejt thotë:” Ne njeriun nuk mund ta radhitim në asnjërën nga këto lloje.” Ndërsa profesori Brankov thotë:” Shkenca e paleontologjisë nuk di për paraardhësit e njeriut. Atë që ata e quajnë njeri (Xhava), të cilin e ka zbuluar Dibo në vitin 1891, nuk është ajo rreth së cilës thirren evolucionistët dhe ai nuk është i tillë siç e përshkruajnë. “ Në simpoziumin e mbajtur në Lid, profesori Fiso ka vërtetuar se ashti i kafkës i cili i përshkruhet njeriut (Xhava) në të vërtetë është pjesë e kafkës së shimpanzës ose ashti i kordhokullës së njeriut”.

Sa i përketë njeriut, pjesët e kafkës së njeriut janë tubuar dhe janë ndarë nga pjesët e mbetura të shimpanzës, siç këtë vërtetohet kjo në referatin të cilin e kishte paraqitur profesor Herdiku. Artur Kejti ka vërtetuar se grumbulli i këtyre pjesëve i takon krijesës e cila nuk merr frymë, e as nuk ha, ndërsa profesori Fiso se ideja majmun – njeri është lëndë e ndarjes.

Dr. Sorjali në librin e vet me titull “Rrëzimi i teorisë së Darvinit” thotë:
Hallkat e humbura në mes llojit shtazor mungojnë. Nuk ekzistojnë hallkat mes kafshëve fillestare njëqelizore dhe shumëqelizore, në mes butakëve dhe nyjorëve, në mes pakurrizorëve dhe kurrizorëve, në mes peshqve dhe ujëtokësorëve, në mes këtyre të fundit, zvarranikëve dhe shpezëve, në mes zvarranikëve dhe gjitarëve. Këto i ceka sipas shkallëzimit të paraqitjes së tyre në qindvjeçaret e gjeologjisë”.
Konti Di Nevi thotë:” Çdo grumbull dhe çdo lloj sikur papritmas të jetë zhdukur. Ne nuk mund të hasim në asnjë formë kalimtare dhe është e pamundur që cilindo grup tjetër të ri t’ia përshkruajmë grupin tjetër të vjetër.”

Dr. Xhemaluddin El – Fendi, profesor i astronomisë në Fakultetin e shkencave natyrore në Universitetin e Kairos, thotë:” Ndër argumentet të cilat e hudhin poshtë teorinë e Darvinit është edhe gjatësia e jetës mbi Tokë, ku astrologët dhe natyralistët kanë caktuar se nuk i kalon tre miliardë vite.
Biologët e kanë caktuar se periudha e domosdoshme e evolucionit të qenieve të gjalla, deri qindvjeçari i shekullit të vjetër, shtohet në shtatë miliardë vite, që do të thotë se jeta mbi Tokë ka qenë e domosdoshme të ishte prezente dhjetë miliardë vite, domethënë dy herë më tepër se sa Dielli.

2. Ngjashmëria e embrionit të kafshëve. Ky është gabim i madh në të cilin është hudhur, ngase ende nuk është përsosur aparati për zmadhim i cili do të tregonte mbi hollësitë precize përmes të cilave embrioni i kafshëve dallohet nga njëri – tjetri, sipas krijimit, konstruksionit dhe shkallëzimit, me përjashtim të falsifikimit të cilin e ka bërë shkenctari gjerman Ernest Hejkel, i cili i ka vëndosur pasqyrat e njëjta të embrionit. Ai pas akuzës nga ana e embriologëve, ka pranuar se ka qenë i detyruar ta përmbushë formën (pamjen) në rreth tetë nga njëqind forma të embrioneve, për shkakë të mungesës së vizatimeve të bartura.
Ai ka thënë:” Një numër i skicave të mia ka qenë i falsifikuar… Qindra zoologë e kanë bërë gabimin e njejtë.” Kjo është marrë nga revista “Germaine Zeitung – Munchen.

3. Sa i përket ekzistimit të zorrës së verbër te njeriu, si organ i astrofizuar në evolucionin e majmunit, edhe ajo nuk tregon bindshëm se njeriu ka evoluar nga majmuni. Përkundrazi, shkaku i ekzistimit të saj është në trashigimin e tij nga njeriu primitiv, mbështetja e të cilit ishte te bimët, andaj i është krijuar që t’i ndihmonte në trejten e këtyre bimëve. Gati është bërë e njohur se zorra e verbër e kryen funksionin e ventilit të sigurimit kundër qelbëzimit të zorrëve. Shkenca ka zbuluar se zorra e verbër ka edhe qëllime të tjera, të cilat për ne deri më tani janë të panjohura. Shkenca për çdo ditë përparon edhe pse hermafrodizmi është veçori karakteristike për qeniet fillestare të botës, edhe pse gjinia është specifikë e qenieve të zhvilluara, kurse gjinjtë janë shenja të feminitetit.

Zbulojmë që elefanti (mashkull) ka gji sikur njeriu, kurse në të njejtën kohë meshkujt thundrak, siç janë kuajtë dhe gomerët, nuk kanë gji, përveç atyre që kanë ngjashmëri me nënën. Si ka mbetur gjurma e hermafrodizmit te njeriu, e nuk ka mbetur te ai i cili është më i thjeshtë se ai edhe pse Darvini konsideron se njeriu ka evoluar nga diç që është më e thjeshtë se njeriu. Profesori E S. Gadriç, nga Universiteti Oksfordit, thotë:” Është marrëzi të thuhet se cilado pjesë nga organizmi i njeriut nuk ka kurrfar funksioni.”

Shkëputur nga libri: “Kodi Enigmatik i Univerzit” nga Prof. Eroll Velija

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: