Terror shtetëror bolshevik për të mbajtur pushtetin


E mërkurë, 17 Shtator 2014
Abedin Rakipi

Abedin RAKIPI

“ISIS u forcua sepse SHBA-te ishin aleate te tij ne Siri, dhe i financuan, sterviten dhe armatosen.” – RAND PAUL Senator i SHBA

Arrestimet e sotme te imameve kosovare nen akuzen e rrezikut per sigurine kombetare shkaktuan habi dhe irritim tek shumica e analisteve te mirenjohur ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni.

Ndersa shume prej tyre mendojne se keto arrestime jane me prapavije politike dhe jane tentativa e fundit e Hashim Thaçit per te qedruar domosdoshmerisht ne pushtet. Me arrestimin e bujshem te imameve Thaçi me sa duket kerkon qe te shkaktoje vale protestash ne ditet ne vijim, gje kjo e cila do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve te reja pas ngerçit politik i cila zgjat prej muajsh dhe do ti siguronte atij nje shans te ri per manipulimin e zgjedhjeve, qe do ta çonte drejt re-instaurimit te pushtetit te tij per 4 vite te tjera. Qe keta hoxhallare te mirenjohur dhe populiste, qe operojne prej vitesh ne xhamine kosovare te konsiderohen si elemente qe perbejne rrezik per sigurine kombetare kete mund ta besoje vetem nje injorant.

Siç deklaronte sot edhe analisti politik dhe drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi, në një prononcim për Telegrafin, se : arrestimet e imamëve, para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, janë tendencë për ta kthyer vëmendjen e shteteve Perëndimore nga institucionet e Kosovës.

Abazi ka theksuar se arsyeja e vërtetë e arrestimeve është përfitimi i poenëve politik, duke shtuar se “sajimi i situatave të tilla, nga të cilat mund të përfitohet politikisht, janë metoda të cilat janë përdorur nga shërbimet shtetërore të ish – Jugosllavisë”.
Ai e ka ritheksuar prapë se përfshirja e të rinjve kosovarë në valën e luftërave në Lindjen e Afërt dhe të Mesme nuk është as religjioze as ideologjike.

Në anën tjetër, sipas Abazit, arrestimet e sotme të disa imamëve, “përveç që janë tendencë e pushtetit për të treguar muskujt, synojnë që të provokojnë protesta dhe reagime të dhunshme. Kjo do ta zhvendoste vëmendjen nga zhvillimet e rëndësishme, të cilat e presin vendin në ditët e ardhshme (seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës)”.

Keto arrestime mund te shihen vetem si nje mekanizem me prapavije politike qe tenton te manipuloje masat popullore. Me kete spektakel mediatik po tentohet te zhvendoset vemendja nga deshtimet e qeverise.
Per ata qe kane lexuar qofte edhe pak rreth strategjive klasike te manipulimit te masave duhet ta dine se teknika numer 1 eshte diversioni.

Diversioni eshte element thelbesor i kontrollit social. Diversioni konsiston ne terheqjen e vemendjes se publikut larg problemeve reale socio-ekonomike. Diversioni roberon vemendjen e masave nepermjet temave pa rendesi reale per popullin. Strategjia e diversionit sherben gjithashtu per ta penguar publikun qe te interesohet rreth problemeve te verteta te shoqerise. Diverisoni mund te definohet gjithashtu si arma e heshtur e luftrave te qeta.

Dhe Hashim Thaçi ne luften e vete per te qendruar ne pushtet po perdor te gjitha teknikat e mundshme te manipulimit. Hashim Thaçi eshte gati te perdor çdo lloj strategjie per te krijuar ate qe sociologet e quajne « Shoqeri viçash », shoqeri qe do te interesohej per problemet reale te vendit dhe deshtimet konsekutive te qeverise Thaçi aq sa interesohen edhe viçat, pra kafshet.
E ne kete disfate politike qe po njeh dita-ditesh Hashim Thaçi nuk mund te gjente diversion me te mire per te manipuluar masat sesa tema aktuale e perfolur boterisht : ISIS dhe terrorizmi.

Nderkohe qe deshtimet e njepasnjeshme per instaurimin e sigurise ne veri te vendit ishin buka e perditshme e Hashim Thaçit dhe kelysheve te tij, nderkohe qe implementimi i reformave pro-Be u kthye ne nje disfate totale, nderkohe qe ekonomia kosovare u rrenua gjate periudhes Thaçiste, nderkohe qe siguria vihet ne rrezik perdite nga bandat kriminale vendore ne veri e nga mafiozet e Hashim Thaçit ne pjesen tjeter te Kosoves i bej vetes nje pyetje : A ka pasur ndonje parameter ne te cilin nuk ka deshtuar Hashim Thaçi ?

« Udhetimet pa viza do ti realizoj une brenda vitit 2012 ; zotohej Hashim Thaçi, por edhe kjo rezultoi ne nje super-genjeshter.

Broçkullat e qeverise Thaçi per favorizimin e ekonomise vendore, te bujqesise dhe te blegtorise demaskohen shume lehte. Mjafton te marrim nje informacion doganor gjate javes se pare te reciprocitetit me Serbine, 1000 (nje mije) maune te tonazhit te madh te hyre nga Serbia dhe vetem 3 (tre) te dalura nga Kosova. Edhe kjo rezultoi ne nje fars te qeverise Thaçi. Ky raport i pashembullt tregon qe qeveria banditiste e Hashim Thaçit kishte nevoje per taksat e vjelura nga doganat per te sterfryre xhepat e saj dhe per te qendruar ne pushtet.
Shembuj te tjera deshtimesh mund te sjellim me mijera, si psh edhe ai i i pershtatjes se ligjeve per zgjatjen e vjetersise te prodhimit te makinave, duke vene dogane e cila ne shume raste kalon vleren e vete blerjes se makines.

Nuk po zgjatem me me shembujt e deshtimeve te Thaçit sepse do te duhej nje liber i tere. Le te ndalemi tek rasti i arrestimit te Imameve sot. Sot 15 njerez mes te cileve 12 imame te BIK-ut u arrestuan pa asnje prove ligjore qe te deshmoje se keta jane elemente te rrezikshem per sigurine kombetare, siç edhe akuzohen, nderkohe qe keta imame kane vepruar ne menyre shume me efikase ne ndalimin e vershimit te te rinjve shqiptare drejt Sirise sesa vete qeveria e Hashim Thaçit.
Keta imame kane qene te paret qe denuan ashper krimet e ISIS dhe per kete ka deklarata publike dhe ligjerata te shumta qe mund ta deshmojne.

Padyshim se ne denojme ashper krimet e ISIS, padyshim se ne denojme ashper aktet makabre te ISIS, padyshim se ne denojme ashper ekstremizmin e ISIS dhe kete e bejme jo ne emer te Demokracise e cila u be shkak qe te vdesin 3 milione irakiene qe prej rrezimit te Sadam Hyseinit, por ne emer te Zotit tone Bujar i cili na meson ne Kuran se kush merr nje jete njeriu padrejtesisht eshte njelloj sikur te kete vrare gjithe njerezimin, e kush shpeton nje jete njeriu eshte njesoj sikur te kete shpetuar gjithe njerezimin.

Deshtimet e qeverise se Hashim Thaçit ne Kosove jane aq te thelle saqe prekin te gjitha fushat. Duke filluar prej sigurise se jetes se qytetareve te tij, gje kjo e cila perben thelbin e Kushtetutes se çdo shteti te lire dhe sovran, e duke vazhduar pastaj me korrupsionin e ushqyer prej vete bandave mafioze te Hashim Thaçit, i cili duket se ka zevendesuar Kushtetuten ne Kosove.
Deshtimet pastaj vijojne ne ekonomi, reformat per integrim, arsim, permiresimin e infrastruktures, ngritjen e nivelit te jetes sociale etj etj etj, te cilat vazhdojne ta mbajne Kosoven ne stadin e vendit me te varfer ne Evrope.

Perballe kesaj dekadence te turpshme dhe zhgenjimit te instancave Evropjane ndaj punes se qeverise Thaçi, keta sharlatane duhet te gjejne here pas here nje « koke turku » qe duhet prere qe tju hedhin hi syve vendeve te BE-se per te fshehur boshetine dhe regresin qe krijuan ne ekonomine dhe shoqerine kosovare. Por BE-ja nuk eshte « Barby » qe Hashim Thaçi dhe 40 hajdutet e tij ta perdorin per te arritur qellimet e tyre per mosleshimin e pushtetit dhe perfitimet kolosale personale, ndaj edhe ky « Ali Baba », duhet ti beje hesapet mire me faktorin e brendshem dhe te jashtem ne qofte se nuk do qe Kosoven ta çoje drejt nje kaosi total.

E me sa duket edhe kesaj rradhe « koka e turkut » ose preja me e lehte qe perdor Hashim Thaçi per te maskuar rrenimin qe ai dhe 40 hajdutet i sollen Kosoves jane imamet muslimane te cilet pa piken e proves shkencore apo ligjore akuzohen per alimentimin e terrorizmit nderkombetar dhe burgosen per kushedi sa kohe derisa te sajohen provat e nevojshme per burgosjen e tyre ose lirimin e tyre nese nuk arrihet kjo gje. Te kjo pike dua te shpjegoj diçka : « Qe te fillim te konfliktit sirian kam qene kunder shkuarjes se shqiptareve ne Siri dhe e kam konsideruar pjesemarrjen e shqiptareve ne kete konflikt si nje fenomen qe u zhvillua dhe zuri rrenje tek nje pjese te paarsimuar besimtaresh, te cilet jo vetem nuk kishin arsim por edhe bazat e fese se tyre i njohin shume pak. Kemi te bejme me nje « dopio-injorance » , injorance ne arsim te pergjithshem, dhe injorance ne njohjen e fese islame. Them injorance ne njohjen e fese sepse, pjesa derrmuese e teologeve islam e ndaluan shkuarjen ne Siri, dhe nga bazat e fese islame ne çeshtje tek te cilat ka dyshim eshte bindja ndaj verdiktit te dijetareve te medhenj te njohur boterisht tek muslimanet . Edhe hoxhallaret tane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e ndaluan rreptesisht shkuarjen ne Siri, dhe keta elemente qe nuk denjuan tju binden verdikteve dhe gjykimeve te kupoles se dijetareve islam, veçse ju kundervune vete Profetit Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qofte mbi te i cili i ka disenjuar dijetaret si pasardhes te profeteve dhe ka kerkuar qe tju bindemi atyre. Dijetaret islam te cilet e nuhaten katrahuren qe po pergatitej ne Siri kerkuan qe muslimanet qe banojne jashte Sirise mos te shkojne atje, dhe keta elemente qe shkuan dhe u perfshine ne akte luftarake atje veçse u bene rrebele ndaj fese se tyre perpara se te etiketohen me nofken « terroriste » nga pjesa tjeter e shoqerise civile.

Por ne mesin e ketyre njerezve u arrestuan edhe hoxhallare qe skane lidhje fare me Sirine, te cilet te « prezumuar » si mbeshtetes potencial te terrorizmit ose ne trasformim e siper per tu bere ne nje te ardhme te afert u privuan nga liria dhe u burgosen.

Nese nje dite keta imame shpallen te pafajshem, ose denohen pa prova te konsideruara « juridikisht korrekte », BIK-u (Bashkesia Islame e Kosoves) duhet ti drejtohet Gjykates se Strazburgut per demshperblim. BIK-u duhet ti drejtohet kesaj instance edhe per denoncimin e disa mediave te cilat jane kthyer ne « industri fobie » qe te riparohen demet qe keto te fundit i kane bere bashkesise se besimtareve.

Instancat me 2 standarte te Hashim Thaçit arrestojne me bastisje te baneses Hoxhen e xhamise se madhe te Prishtines, Shefqet Krasniqin dhe shume hoxhallareve, edhe pse ky i fundit ka qene ajzbergu i grupit te hoxhallareve qe punuan me veteflijim, per te penguar perzierjen e shqiptareve ne konfliktin sirian, pa asnje fakt dhe toleron fushatat denigruese te gazetes Ekspress e cila i paraqet muslimanet shqiptare ne faqet e saj njesoj siç paraqiste Hitleri çifutet ne Mein Kampf.
Keto instanca te cilat dita dites po humbasin legjitimitetin ne syte e popullit te Kosoves duke arrestuar njerezit qe u bene barriere per ndalimin e shkuarjes se shqiptareve ne Siri, dhe duke njollosur imazhin e ketyre teologeve te cilet meritojne edhe dekorata shteterore per punen e mrekullueshme qe bene, qe ky fenomen te ndalohet ne trojet tona, mund te krijojne nje kunder-fenomen. Ato mund te behen shkak qe shtresa te tjera « injorantesh », per shkak te kesaj islamofobie kostante te radikalizohen dhe te forcohet ky fenomen shkaterrues per popullin tone. Andaj them me lart qe qeveria e Hashim Thaçit duhet ti beje mire hesapet me faktorin e brendshem, dhe nuk duhet kurre te mendoje se mund te qendroje ne pushtet duke prodhuar islamofobi ne nje vend ku muslimanet jane 95%. Ai nuk mund te instaloje ne Kosove nje diktature post-jugosllave nderkohe qe populli synon integrimin ne BE.

Dua ta mbyll kete shkrim duke pershendetur gjestin fisnik te Papes Françesko i cili refuzoi zyrtarisht te takoje sharlatanin Hashim Thaçi, gjate vizites se Papes ne Shqiperi. Andaj ashtu si me faktoret e brendshem, Thaçi duhet ti beje hesapet mire edhe me faktoret e jashtem nderkombetare, sepse BE-ja nuk eshte thes me kashte qe Thaçi ta perdore si « Barby i Kenit », dhe te beje terror shteteror ne emer te integrimit, per ti fshehur BE-se mosrealizimin e asnje prej reformave te kerkuara nga kjo e fundit. E duke qene se Papa refuzoi te shtrengoje doren e korruptuar te Hashim Thaçit ky i fundit u hakmorr ndaj hoxhallareve muslimane, sepse ky sharlatan e di mire se keta nuk kane sqetull qe ti mbroje siç kane katoliket Vatikanin apo ortodokset Rusine.

Shpresoj qe besimtaret muslimane te jene te matur perballe kesaj padrejtesie te rradhes dhe te mos bien pre e skenareve qe ka dizenjuar mafiozi dekadent Hashim Thaçi. Nese do duhet nje dite te dalim ne prostesta kjo nuk do te jete si pasoje e arrestimeve por per ti bere balle strukturave mafioze te drejtuara nga Hashim Thaçi te cilat po mbajne peng shtetin e Kosoves.

Shkruan: Abedin Rakipi
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.