Terrorizmi, emigrantët dhe politikat paqëprishëse të superfuqisë Amerikë


E enjte, 28 Korrik 2016
Isa MYZYRAJ  Gazetar

Isa MYZYRAJ – Gazetar

Sot padyshim që bota është në një gjendje të jashtëzakonshme, edhe pse po aludohet shumë që po vendoset paqja dhe qetësia, sigurisht që këto mbesin veç aludime dhe teorira sepse realiteti është krejt ndryshe ngase paraqitet nga liderët botërorë, nga mediat e mëdha botërore që financohen dhe frymëzohen nga persona që kanë kapur majat e pushtetit botëror dhe dëshira për “pushtime” të reja i shtyn ata që të paraqesin botën si një vend i qetë.

Sigurisht që sfida më e madhe e rendit të ri botëror mbetet lufta ndaj terrorizmit (më lejoni të hap një parantezë këtu: “luftë ndaj terrorizmit” është një term i gabuar, sepse deri më sot nuk kemi parë një përpjekje të vertëtë dhe konkrete ndaj kësaj lufte, qeveritë në mbarë botën luftë ndaj terrorizmit e quajnë shtimin e forcave të sigurisë në shtetin e tyre, apo marrja e të gjitha masave që ai shtet të mos goditet ndaj terrorizmit, por lufta ndaj terrorizmit nëse e ndajmë në fjalën e parë “luftë” do të thotë që të luftosh dikënd, ti hapësh luftë atij, pra të goditet embrioni i terrorizmit gjë që fatkeqësisht nuk e kemi parë ndonjëherë) kjo luftë po fymëzohet shumë nga SHBA-ja si një superfuqi ekonomike, politike dhe ushtarake në botë, por përsëri faktet dhe realiteti e tregon krejt të kundërtën, që Amerika nuk po bën aq sa duhet në këtë luftë, madje nuk po bën as minimumin e mundshëm. Sot terrorizmi është kthyer në një problem madhor që do përkushtim, punë dhe kohë të luftohet, por që koha po kalon, njerëzit po vriten dhe puna nuk po bëhet.

NATO si aleanca e krijuar për të ruajtur paqen dhe qetësinë në botë sot me plot gojë ka dështuar në misionin e saj paqëruajtës, sepse bota nuk ka paqe dhe lufta është tanimë present në çdo cep të botës dhe me frikë pritet shpërthimi i rradhës.

Sot pyetja që mund të ngremë është, a është Amerika e aftë të luftoj, mundësisht ta zhduk terrorizmin?

Unë mendoj që po! Amerikës nuk i mungon as ushtria, as ekonomia dhe as armët për ta zhdukur në rrënjë organizatën terroriste ISIS, si organizata terroriste më e madhe për momentin dhe që po shkakton më shumë viktima, asaj (Amerikës) i mungon vullneti, ndoshta dhe dëshira që bota të mos jetë e qetë dhe që armët e amerikës të shiten sa më shumë, dhe duke qënë që bota nuk është e qetë ajo e ka më lehtë ta kontrollojë atë e për pasjoë të japë fjalën e fundit për gjithëçka.

Nëse SHBA-ja është aq e fuqishme sa flasin shifrat atëherë ISIS nuk do të egzistonte brenda pak orësh dhe se kjo organizatë nuk do të ishte më tmerri i miliona njerëzve, por Nëna asnjëherë nuk e lufton të birin, por kujdeset për të që ai të rritet çdo ditë e më shumë e të bëhet sa më i aftë e i pushtetshëm!

Një sfidë tjetër globale kryesisht evropiane është edhe Kriza e emigarantëve, që largohen nga vendet e tyre nga “luksi” i luftës dhe nuk po mikëpriten pothuajse askund dhe se po sulmohen nga të gjitha anët.

Të pangrënë, të lodhur, të zhgënyer dhe të pashpresë ata qëndrojnë nëpër pikat kufitare ku përballë tyre janë ngritur mure të tëra me gjëmba që ua rrënojnë për herë të fundit shpresën atyre për një jetë më të mirë. Sot flitet gjerësisht për të “drejtat e njeriut” sot flitet për rrespektim të tyre por që këto të drejta mbeten vetëm në konventa e shruar e zeza mbi të bardhë, por në realitet kjo konventë është tërësisht e zezë sepse nuk po rrespektohet dhe nuk po zbatohet. Refugjatët ikin nga lufta, sepse jeta e tyre, e fëmijëve të tyre dhe familjeve të tyre është e pasigurtë, “të pushtetshmit” e botës i quajnë terroristë, refugjatët kërkojnë mëshirë këta i quajn të rrezikshëm, refugjatët kërkojnë një strehë dhe pak ushqim këta ua përplasin dyert fytyrës duke ju thënë “ikni atje nga keni ardhur, vrituni atje, as nuk na plas fare” atëherë për çfarë të drejtash po flasin ata?! E drejta nuk është të vrasësh, e drejta nuk është të mbrosh të pafajshmin, e drejta nuk është të japësh ndihmë, e drejta nuk është arroganca. Konceptet e drejtësisë po i deformojnë, atë po e kthejnë në padrejtësi të madhe, luftën po e kthejnë në paqe, terrorizmin po e kthejnë në të ardhura marramendëse, jetët e njerëzve që ua ka dhënë zoti këta i kanë kthyer në debat nëse t’i lëmë të jetojnë apo jo! Këta po lozin me jetët e njerëzve dhe kjo nuk është përtejse e drejtë as njerëzore.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.