Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Thaçi: BE po cënon sigurinë e rajonit

Prizren Post | 12:20 - 16.12.2015

Prishtinë – Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherit ministri i Puënve të Jashtme, Hashim Thaçi, në mbledhjen e e rregullt të Qeverisë ka qenë mjaft i ashpër me BE-në për raportin nga Këshilli i Ministrave të BE-së, në bazë të të cilit nuk ka rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave për Kosovën.

Thaçi ka thënë se Kosova ka kryer me përgjegjësi të gjitha kushtet dhe detyrat dhe raporti hezitues ndaj Kosovës nga ana e BE-së është i padrejtë.

“Përkrahë në tërësi deklaratën e Qeverisë. Por dua të them diçka jashtë kësaj deklarate. MSA është një sukses dhe është me rëndësi jetike që të fillojë zbatimi. Vonesë e panevojshme. Kosova ka implementuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE bile edhe ato që janë kërkuar me shume se për vendet tjera. E kjo është meritë e institucioneve te Kosovës. Kosova ka kryer me përgjegjësinë më të lartë të gjitha kushtet dhe përgjegjësitë bile me shpejt e më mirë se sa që ka pritur BE-ja. Nuk ka qytetar në Ballkan që janë pro BE jo si nevojë por si vlera“.
“Nuk duhet të ketë vetëm lidhje platonike mes Kosovës dhe BE-së”.

“Është i padrejtë ky hezitim në raport me Kosovën për liberalizimin. Kjo vonesë nxit rrezikun nga ekstremizmi fetar e politik. Po nxit migrimin e qytetarëve të Kosovës në BE. Kjo vonesë e BE në raport me Kosovën po rrezikon fqinjësinë e mirë me vendet e rajonit. Sidomos me Serbinë, zbatimin e marrëveshjeve e vazhdimin e dialogut. Ne njërën anë kërkojnë dialog e ne anën tjetër vetëm delegacioni i atij shteti e kanë një vizë të BE-së, por jo edhe qytetaret,” ka shtuar Thaçi, transmeton Klan Kosova.

Ai më tej ka shtuar se kjo politikë e BE-së mund ta cenoj sigurinë në rajon pasi që mund të kërkohet dyshtetësia tek vendet fqinje.

“Ata janë te izoluar. Secili qytetar i Kosovës mund të troketë në dyert e vendeve fqinje edhe te kërkoj dyshtetësi. Serbët ne Beograd , shqiptarët në Tiranë e Shkup e pastaj. Kjo paraqet rrezik për sigurinë. Por kësaj here nuk është faj i yni. Kemi bere çdo pune qe na është kërkuar. Legjislacioni është ne përputhje me be. Por prape vonese. Duhet ti thërrasim ndërgjegjes se atij lidershipi ne be qe te marr vendime te guximshme për Kosovën ashtu si po merr për Ukrainën Kolumbinë e vendeve tjera,” ka thënë Thaçi.


Etiketa:
Arivisti Company