E shtunë, 26 Prill 2014
Kryeministri Hashim Thaçi po insiston edhe më tutje të votohet themelimi i Forcave të Armatosura në Kuvendin e Kosovës para se të shkohet në zgjedhje nacionale. Për këtë ai në Prizren ka kërkuar votën e LDK’së dhe të Eqrem Kryeziut.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga deputeti i Parlamentit të Kosovës njëherësh anëtar i Kryesisë së LDK’së në Prishtinë, Kryeziu, që të ndikojë në partinë e tij për të votuar formimin e Forcës së Armatosur të Kosovës.
“E kisha lutur edhe Eqrem Kryeziun të votojë për Ushtrinë e Kosovës dhe të ndikojë edhe në partinë e tij, sepse kjo nuk po bëhet për Hashim Thaçin por për popullin e Kosovës”, ka thënë Thaçi për RTV “Besa”.
Thaçi po ashtu edhe një herë ka folur për formimin e Gjykatës Speciale.
”Kjo është padrejtësi, por ne këtë e kemi bërë për të dëshmuar pastërtinë e luftës sonë, për të vërtetuar vlerën e madhe të luftës dhe për të vërtetuar se mbi të gjitha ky popull e do ta drejtën e pastër”, ka thënë Thaçi.
Etiketa: eqrem kryeziu, Forcat e Armatosura të Kosovës, Hashim Thaçi, LDK