Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Thaçi: Gjërat e diskutuara janë përafruar maksimalisht

Prizren Post | 20:45 - 09.07.2013

Megjithëse takimi shumorësh ndërmjet kryeministrave Hashim Thaci dhe Ivica Daçiq të hënën përfundoj pa ndonjë marrëveshje për telekomunikacionin dhe energjinë kryeministri Thaçi ka deklaruar se gjërat e diskutuara në takimin e fundit me Daçiqin janë përafruar maksimalisht.

Ai, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se kanë mbetur që disa elemente në të dy tekstet e marrëveshjeve të plotësohen, apo diçka edhe të evitohet. Kryeministri pret që pas vizitës që Baronesha Ashton po i bënë Beogradit dhe që do t’i bëjë Prishtinës të mërkurën në ditët e ardhshme do të ketë dakordim të dy qeverive sa i përket marrëveshjes së telekomunikacionit dhe energjisë.

“Mund të them lirisht se gjërat e diskutuara dje janë përafruar maksimalisht. Kanë mbetur që disa elemente në të dy tekstet të marrëveshjeve të plotësohen, apo diçka edhe të evitohet. Sot baronesha Ashton do ta vizitojë Beogradin dhe nesër paradite Prishtinën, dhe shpresoj se në ditët e ardhshme do të kemi dakordimin e të dy qeverive sa i përket marrëveshjes së telekomunikacionit dhe energjisë”, ka thënë kryeministri Thaçi.


Etiketa:
Arivisti Company