Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Thaçi ka marrë urime edhe nga opozita

Prizren Post | 13:42 - 08.03.2016

Prishtinë – Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi në një intervistë që po e zhvillon në RTV Dukagjini ka thënë se pas zgjedhjes president ka marrë urime edhe nga deputetët e opozitës.

Ai ka përsëritur kërkesën për dialog mes palëve, transmeton Telegrafi.

Thaçi ka thënë se opozita ka bërë mirë që e ka dërguar në Kushtetuese zgjedhjen e tij president nëse kanë menduar se ka elemente për Gjykatë.

Sipas tij është mirë që të qartësohen këto gjëra dhe të shikohet përpara.


Arivisti Company