Thaçi: Lajmi i mirë për vizat, së shpejti


E enjte, 28 Prill 2016

Prishtinë – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se së shpejti do të vijë lajmi i mirë për liberalizmin e vizave.

Ai tha se Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Lajmi i mirë për liberalizimin e vizave do të vijë shumë shpejt. Komisioni Europian ka konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret. Prandaj, jemi në pritje të këtij vendimi që do të vijë në ditët në vijim. Kemi mirëkuptim dhe respektojmë procedurat e brendshme të BE-së”.

Etiketa: , , ,