E mërkurë, 2 Mars 2016
Prizren – Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se sot ishte në Prizren, ku u takua me qytetarët e Kurillës.
“Sonte pasdarkë tradicionale me çaj me qytetarët e Kurillës në Prizren. Aty takova, bashkë, shqiptarë, turq e boshnjakë”, ka shkruar ai.
Ai më tejë shkruan se Prizreni është qytet i tolerancës dhe multietnicitetit.
“Ky është qyteti i bukur i Prizrenit, i tolerancës dhe multietnicitetit”, shkruan në fund Thaçi.