Thaçi tregon pse u takua me Ramën në Gjakovë


E martë, 6 Qershor 2017

Gjakovë – Thaçi e Rama thanë se u takuan më shumë sa për të pirë kafe së bashku.

“Kemi biseduar për të gjitha zhvillimet në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, por më tepër ka qenë një kafe miqësore”, ka thënë Thaçi.
Presidenti kosovar komentoi edhe për fushatën që po e bëjnë partitë politike për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

“Fushatë e qetë, konstruktive, e konkurrencës së ideve, koncepteve, fushatë moderne, tamam evropiane. Uroj që kushtoj të vazhdojë e qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje”, është shprehur Thaçi.

Etiketa: , ,