E enjte, 17 Shtator 2015
“Zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët e Kosovës janë në fokus edhe të diplomacisë kosovare”, ka shkruar Thaçi.
Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Britani të Madhe ka vizituar zyrat e kompanisë së njohur për raporte financiare dhe politike, Bloomberg për Evropë dhe përfaqësuesit e kompanisë amerikane “Maximus”.
Ai për këto vizita thotë se i ka bërë për të biseduar për strategjinë e tërheqjes së investitorëve të huaj në Kosovë.
“Në Londër takova udhëheqësin e Zyrës së Bloomberg për Europë, Constatin Cotzias, me të cilin biseduam për strategjinë e tërheqjes së investitorëve të huaj në Kosovë, në kuadër të diplomacisë ekonomike që kemi nisur si shtet. Kosova është shtet i ri, por me potenciale të mëdha që kanë tërhequr interesimin e investitorëve. Më herët takova edhe përfaqësuesit e kompanisë amerikane “Maximus”, e cila është e specializuar që t’i ndihmojë qeveritë që të ofrojnë shërbime sa më efikase për qytetarë. Zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët e Kosovës janë në fokus edhe të diplomacisë kosovare”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Etiketa: Hashim Thaçi, Kosovë, Qeveria