E mërkurë, 8 Qershor 2016
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.
Pjesë e marrëveshjes janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj tha se ky fond do të mbështes projektet në fushën e arsimit dhe kulturës.
“Krijimi i këtij fondi ballkanik ka për qëllim të promovojë kulturën në rajon, si dhe thëllimin e marrëdhënieve me vendet fqinje që i ndihmon vendeve në anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Hoxhaj.
Ndonëse shuma e këtij fondi nuk u bë e ditur, pas miratimit në Qeveri, projektligji për themelimin e Fondit Ballkanik pritet të dal në Kuvend për miratim.