Therja me thikë në Kaçanik, arrestohen edhe dy persona


E martë, 10 Mars 2026
Therja me thikë në Kaçanik, arrestohen edhe dy persona

Janë arrestuar edhe dy persona lidhur me plagosjen e një 21-vjeçari në Kaçanik.

Viktima u ther me thikë mbrëmjen e së hënës, dhe pos një 17-vjeçari, gjatë ditës së sotme u arrestuan edhe një 24-vjeçar po ashtu edhe një i mitur, transmeton Klankosova.tv.

“Të dyshuarit janë: H.K. (24 vjeç) dhe E.K. (17 vjeç). Pas intervistimit nga policia, me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari H.K. është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërkaq, i dyshuari i mitur E.K. është dërguar në mbajtje për 24 orë. Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale: “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje”, “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Kanosja””, thuhet në njoftim.

Ndryshe, i lënduari pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, është jashtë rrezikut për jetën.

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit