….“thuaje të vërtetën edhe para perandorit zullumqarë!!!


E martë, 24 Maj 2016
Savash VELIU

Savash VELIU

…”Jetojmё nё njё botё ku e vërteta s’besohet, e bukura shëmtohet, e drejta ndëshkohet, liria cёnohet dhe e pandershmja nderohet…!?

Mashtrimi dhe trysnia mbi shqiptarët e kësaj ane “Iliridase” është një avaz i vjetër që ushtrohet dhunshëm brenda këtyre 100 viteve të fundit nga Pushtetet Sllavo-Serbo-Maqedone të prirur nga Partitë politike ateisto-sekulariste shqiptare, të cilët nga shpirtligësia mohojnë Fenë dhe Zotin të përcjellur me prapavijë të sëmurë për asgjësim të gjithçkait që përkujton në Fenë dhe Kulturën si dhe Civiliziminë fizik Islam brenda këtyre hapësirave shqiptare!

Shqipëria e Bashkuar, përtej të qenit ideali më i lartë i çdo shqiptari, njëherit si koncept paraqet edhe Shqipërinë e vërtetë me kufijtë e saj juridik dhe historik, që garanton stabilitet të përhershëm politik në rajon. Një Shqipëri e Bashkuar përveç korigjimit të padrejtësive historike ndaj shqiptarëve është edhe interes politiko-ekonomik për një të ardhme më të mirë për shqiptarët të të gjitha Feve dhe të gjitha karaktereve shoqërore.

Procesi i shtrembërimit të rrjedhës historike shqiptare në Shqipërinë Komuniste nuk errdhi “nga bota islamike por nga bota e kristianë katoliko-ortodokse, nga Franca, Italia, Serbia, Greqia, Rusia bolshevike. Idetë e literatura komuniste në Shqipëri nuk hynë nëpërmjet kontakteve me botën islame, nëpërmjet literaturës në arabisht, persisht, turqisht, por nëpërmjet literaturës në frengjisht, italisht, greqisht e më pas në rusisht”, thotë; [Abdi Baleta (Kush dhe çfarë fshihet pas trillimit “Komunizmi Islamik”, Logos-A, 2002)]

E kam fjalën te sheshi “Skopje 2014” e cila u bastardua aq keq me monumente dhe figura kicoze të paqena historike dhe atë kulturore me primat për të ngritur një histori të rreme nacional shoviniste sllavo-maqedone të bëra me kolazhe “copy past” andej këndej të huazuara nga kombet të ndryshme ballkanase, ndër ta edhe nga ato kristiano-shqiptare, me gjasa për të kamufluar gjurmët islame në këto hapësira Rumeliko-osmano-shqiptare!

Pse pikërisht P. Bogdani në Maqedoni, e jo ndonjë figurë tjetër historik shqiptar ?!!

Dihet se, nga Historografia Falco e Enveristëve, Komunistëve dhe Laikëve nuk do të mësojmë kurrë se në ballin e të gjitha përpjekjeve të atdhetarëve ishin zemrat e Hoxhallarëve…!

E. Renani thoshte, “Një ndër faktorët thelbësorë të formimit të kombit, është edhe shtrembërimi i historisë së tij. Që nga “Lidhja e Prizrenit” (1878) në krye me myderrizin, Haxhi Ymer Efendiun, me “Lidhjen e Pejës” (Besa-Besën) (1899) në krye me Mulla Haxhi Zekën, me Shpalljen e Pavarësisë 1912, më myderrizin Vehbi efendi Dibër Agolli, me Kongresin e Lushnjës, (1920) me Ministrinë e Parë të Drejtësisë, Hoxha Kadri Prishtinën, deri te Shaban Jashari, Hasan Tahsini, etj, i cili kishte krye medresenë, ishte hoxhë, mësues… Pra, në ballin e të gjitha përpjekjeve të atdhetarëve ishin zemrat e hoxhallarëve…! Sot, shtrembërimi i historisë bëhet për shkak të Islamofobisë…”!

Kurse historiani i shquar anglez, më i njohur dhe i gjithëpranuar i çështjes shqiptare, Noel Robert Malcolm, thotë; Pjetër Bogdani ka mohuar se Kosova është pjesë e Shqipërisë dhe e shihte si pjesë të Serbisë. Për këtë edhe u angazhua dhe luftoi. Iu bashkëngjit forcave serbe dhe së bashku me to bëri kërdi e masakër ndaj shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë. Tani po e sjellin në Shkup kriminelin dhe vrasësin, Pjetër Bogdanin, njeriun që e dogji Shkupin së bashku me austrohungarezët. Ai maskohej e s’donte të identifikohej si shqiptar, herë quhej Pjetro Bogdano Macedono e herë Petar Bogdanoviç, mburrej të quhej administrator i Mbretërisë së Serbisë!

Pjetër Bogdani i cili në “Çetën e Profetëve” shanë Profetin tonë Muhammed a.s. me këtë gjë dëshirojnë që në menyrë intolerante të na imponojnë një figurë ”kombëtare” shumicës së popullit musliman. Nëse P. Bogdani ka folur shqip dhe ka sharë shqip Profetin Muhammed a.s. Atëherë ai për na si shqiptarë musliman nuk ka asnjë vlerë njerëzore e të mos flasim të jetë njeri prej pararendësve të kulturës së popullit tonë. Populli jonë shqiptarë është popull i civilizuar dhe nuk krenohet me figura të tilla që subjekt të shkrimeve të tij kanë fyerjet dhe sharjet e profetëve të ndryshëm.

Eshtë interesante se, në këto hapësira para një dekade kaloi keqazi edhe një parti politike tani i ndjerë kur bëri një gafë të madh duke emëruar “Bibliotekën Kombëtare Shqiptare” në “Kapan Anë” të Shkupit me emrin e P. Bogdanit, dhe e gjeti ajo që e gjeti. Prej aty u shpor nga ana e Turqisë dhe kurrë më nuk e morri veten në skenën politike të sotëm!

Preardhja e figurave të tilla kombëtare janë një pikëpyetje e madhe, sepse ka gjasa që ata të jenë shqipfolës e jo shqiptarë! Vlerat tona nuk janë gjuha që flasin “heronjtë tanë, por, për vlerë mund të konsiderohet vepra dhe punët që kanë bërë këta për popullin tonë, ngase nuk dihet se a janë Kombëtar apo Misionar Anti-Islamik ?!

Pjetër (Petar) Bogdan është ai i cili në mënyrën më të paskrupullt e ka ofenduar, Islamin, Kuranin, Profetin Muhammed a.s. dhe të gjithë muslimanët. Në veprën e tij “Çeta e profetëve” ai Kuranin e quan “…rrenë të trilluar, Muhammedin gënjeshtar, pagan, hipokrit ëndërrimtar, i dhënë pas kurvërisë dhe Islamin e quan frymëzim të dreqit”. (Bogdani, Pjetër, “Çeta e profetëve”, shkalla III, ligjërata XX, paragrafi 5, f.469; shkalla I, ligjërata V, paragrafi 18, f.231, paragrafi 11, f.227; shkalla II, ligjërata I, paragrafi 4, f.269).

Dmth, e kemi parasysh se, “Historia shqiptare është shkruar vetëm pas luftës së dytë botërore (gjatë komunizmit), domethënë ka vetëm një version (një “e vërtetë”) në krahasim me historiografinë në rajon e cila ka traditën/verzionin parakomunist dhe komunist”, thotë; [Oliver Jons Schmitt, ligjërues i historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës].

Komunistët laiko-sekularist, me direktiva të partisë prosllave i heshtën këto fakte dhe i kamufluan me sajesa të tyre deri më sot, për hir të vëllezërve sllavo-shqiptar!

Prandaj vendosja bustave në sheshin “Skopje 2014” u përcjell me lëkundje të tokës së Shkupit dhe Tetovës që ishte një sinjall hyjnor se, edhe Toka e Zotit nuk e pranonë këtë turp kur dihet se nga ky figur i marr është sharrë dhe fyerr Profeti më i Dashur mbi këtë Globë…!!!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.