Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Tortë e shijshme me kajsi

Prizren Post | 13:31 - 08.12.2013

Përbërësit:

500 gr kajsi
4 vezë
180 gr qumësht
150 gr miell
40 bajame
120 gr sheqer
kripë
gjalp

Përgatitja:

Në një tas rrihni vezët me 80 gr sheqer dhe pak kripë. Nëse është e mundur përdorni makinën elekrike që rreh vezët për ta bërë përbërjen më të trashë.
Shtypni bajamet dhe përzieni me miellin dhe shtojani përbërjes.
Gjatë kohës hidhini qumështin dhe Cointreau duke vazhduar t`i përzieni.
Ndani kajsitë në 4 pjesë.
Bëni me gjalpë një formuese (ku bëhen tortat) ose vendosni brenda saj një letër furre të lagur, hidhni përbërjen.
Ndani kajsitë dhe shtypni lehtë në mënyrë të penetrojë në përbërje.
Futeni në furrë në temperaturë 180 gradë, por në pjesën më të ulët të furrës për rreth 50 minuta.


Arivisti Company