E martë, 8 Mars 2016
Kjo tortë portokalli ka një shije shumë të shprehur të portokallit, dhe nuk mund të ishte më e lehtë për t’u gatuar.
Përbërësit:
250g miell
lugë e vogël kripë
3 lugë të mesme pluhur për pjekje
300g sheqer
125ml qumësht
125ml lëng portokalli
125ml vaj vegjetal
3 vezë, të rrahura
1 lugë e mesme e gjysëm lëkurë portokalli e grirë
Filli:
6 lugë gjelle gjalpë, i zbutur
250g sheqer pluhur
2 lugë gjelle lëng portokalli
1 lugë e mesme ekstrakt vanilje
1 lugë e mesme lëkurë e grirë portokalli
Përgaditja:
Ndizni furrën ne 180C. Lyeni me gjalpë dhe miell dy enë për pjekje 20cm. Në një enë përzini qumshtin, lëngun e portokallit, vajin, vezët dhe lëkurën e portokallit.
Përzini miellin, kripën dhe pluhurin për pjekje në një enë të madhe. Përzini edhe sheqerin. Bëjeni një gropë në mes dhe përzini masën e qumështit. Përzini mirë deri sa gjithçka të jetë kombinuar.
Ndani masën në dy pjesë tek enët e përcaktuara. Pjekni në furrën e nxehtë për 35 minuta ose deri sa një kruarëse dhëmbësh e future në qendër të tortës del e pastër. Lëreni të ftohet.
Për fillin: Rrihni gjalpën deri sa të jetë zbardhur pak. Gradualisht përzini brenda edhe sheqerin pluhur. Futni brenda edhe lëngun e portokallit. Shtoni vanilën dhe lëkurën e portokallit. Lyeni tortat me këtë krem.
Ju bëftë mirë!